E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/buxheti kthehet ne Kuvenddiskutime nen per nen

TIRANE- Projektbuxheti i shtetit per vitin 2012 rikthehet ne shqyrtim te deputeteve. Ai do te shqyrtohet duke filluar nga dita e sotme ne komisionet perkatese parlamentare nen per nen.

Pas kesaj faze komisionet do tia percjellin ate Kuvendit per miratim ne seancen plenare te 5 dhjetorit. Sipas rregullores se Kuvendit pas miratimit ne parim te ketij projektligji ne Kuvend me 25 nentor komisioni i Ekonomise fillon diskutimin e tij nen per nen. Miratimi ne parim i dokumentit me te rendesishem financiar te qeverise u be ne oret e para te mengjesit te dates 26 nentor pas nje seance debate maratone qe zgjati rreth 14 ore sic ka ndodhur edhe ne vitet e kaluara.

Ligji i buxhetit i miratuar me 74 vota pro dhe 56 kunder nuk arriti te marre as edhe nje nga votat e opozites e cila e kritikoi projektin - e pergatitur nga Financat dhe te kaluar ne nje nga mbledhjet e fundit te Keshillit te Ministrave - vec te tjerash per fonde te pamjaftueshme ne uljen e varferise dhe papunesise ne vend si dhe duke kerkuar kryerje te reformave ne fusha te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›