Sarandë, sekuestrohen 450 kg kanabis
Policia e Sarandës në orët e para të ditës së sotme bëri të mundur sekuestrimin e 450 kg kanabis ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit e drogës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksioni për sekuestrimin e drogës është ndërmarrë në aksin rrugor Lukovë-Sarandë, nga policia kufitare dhe forcat Delta ndërsa bëhet e ditur se përveç drogës policia ka sekuestruar edhe një kallashnikov.
Në momentin që kanë vënë re pranin e policisë poseduesit e drogës kanë braktisur makinat ku kishin futur mallin dhe janë larguar në drejtim të paditur.