E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, policia shpërndan manifestuesit me gaz lotsjellës

STAMBOLL- Policia turke shpërndau sot qindra manifestues në sheshin ''Taksim'', në Stamboll, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Ngjarja ndodhi kur manifestuesit po i drejtoheshin parkut ''Gezi'', në qendër të protestave antiqeveritare, që kanë filluar që prej një muaji.
''Ashtu si edhe të shtunën në mbrëmje policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e manifestuesve'', tha një burim policor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›