Bruksel, zhvillohen dy takimet e para BE-Shqipëri
Pas hyrjes në fuqi të MSA-së me BE, janë zhvilluar në Bruksel dy takimet e para të nënkomitetit BE-Shqipëri. Në këtë takim kanë qenë në fokus angazhimet e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA.
BRUKSEL- Në Bruksel janë zhvilluar dy takimet e para të nënkomitetit BE-Shqipëri, një strukturë e re kjo e cila është ngritur me hyrjen në fuqi të MSA-së.
Në këtë takim është diskutuar për ceshtje ekonomike dhe financiare si dhe tregun e brendshëm, ndërsa në fokus kanë qenë angazhimet e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga MSA.
Me hyrjen në fuqi të MSA-së, në datën 1 prill 2009, qeveria shqiptare ka detyrim të drejtpërdrejtë për të raportuar mbi zbatimin e MSA-së, sipas strukturave të përcaktuara dypalëshe Shqipëri – BE.
Dy nënkomitetet e para ishin ai i Çeshtjeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe i Tregut të Brendshem e konkurrencës. Në këtë nënkomitete, pala shqiptare kryesohej nga zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ndërsa ajo komunitare nga drejtori i drejtorisë për çështjet ekonomiko-financiare pranë KE-së, Christoph Pavret de la Rocmefordiere.
(e.n/BalkanWeb)