SHBA, dhuron pajisje sigurie për doganat dhe policinë kufitare
SHBA i ka dhuruar policisë shqiptare të Kufirit dhe Drejtorisë së Doganave disa pajisje që synojnë ndërtimin e kapaciteteve për zbulimin dhe procedimin e rasteve të kalimit të trafikut të armëve të shkatërrimit në masë dhe lëndëve narkotike.
TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë policisë kufitare shqiptare dhe drejtorisë së doganave pajisje me vlerën e 200 mijë dollarëve që synojnë ndërtimin e kapaciteteve në drejtim të zbulimit, ndalimit, hetimit dhe procedimit të rasteve të kalimit të armëve dhe materialeve të shkatërrimit në masë. Në fjalën e tij ambasadori Amerikan në Tiranë John Withers, tha se sot rreziku i armëve të shkatërrimit në masë është potencial.
“si rrjedhojë e rritjes së ndërveprimit ekonomik dhe përparimi në fushën e informacionit, sot është më e lehtë se kurrë të transferosh material armësh të shkatërrimit në masë deri në skajet më të largëta të globit. Është gjithashtu më e vështirë se kurrë për kontrolluar dhe monitoruar transferimin e tyre. oficerë shqiptarë, punonjës të policisë Kufitare apo punonjës të doganave janë vija e parë e frontit kundër përhapjes së këtij rreziku”- tha ambasadori Withers.
Ndër të tjera Withers shtoi se “Pajisjet që dhuruam sot do ti japin këtyre punonjësve mjetet e domosdoshme për të përmbushur detyrën e tyre për zbulimin e armëve të shkatërrit në masë, kalimit të paligjshëm të amave dhe të trafikut të narkotikëve. “
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, ka falënderuar qeverinë amerikane për ndihmën e dhënë “ekspertët amerikanë ne i kemi pranë çdo ditë me trajnimin e punonjësve të policisë me dhurimin e pajisjeve dhe teknologjisë bashkëkohore”- tha Prençi.
Ndërsa drejtori i Doganave Endri Pema theksoi se administrata doganore është dsuke bërë hapa të sigurtë në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë së kufijve. “Administratat ime është duke bërë hapa të sigurte në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë së kufijve. Një nga aspektete themelore ku jemi fokusuar është menaxhimi i integruar i kufijve”- tha Pema. (a.r/news24/balkanweb)