Brukseli Athines OK per fazen e dyte te ndihmave
Ministrat e Financave te eurozones kane dhene miratimin e tyre per levrimin e kestit te dyte te kredise per Greqine ne kuader te paketes se ndihmes qe u vendos para disa muajsh. Kesti me vlere 9 miliarde euro do te jepet javen e ardhshme ne kohen qe jane rikthyer skenaret per nje deshtim te mundshem te Greqise ne perpjekjet per perballimin e deficitit buxhetor. Ndezja e drites jeshile per ti dhene Greqise kestin e dyte te kredise ishte nje lajm i pritshem. Dhenia e tij perfaqeson nje note pozitive ndaj perpjekjeve te qeverise greke per te zbatuar memorandumin e nenshkruar me FMN-ne dhe Komisionin Europian para kater muajsh. Mirepo ne kohen qe ministrat e Financave te eurozones merrnin kete vendim analiste te ndryshem neper bote u riktheheshin parashikimeve pesimiste lidhur me perpjekjet e Athines per perballimin e deficitit buxhetor dhe ne pergjithesi situates se rende ekonomike ne vend. Ithtaret e skenareve pesimiste i mbeshtesin parashikimet e tyre me tri argumente Ne kushtet e recesionit te madh qe po perjeton Greqia masat e ashpra qe ka ndermarre qeveria do te shkaktojne ne nje moment reagime te fuqishme sociale te cilat do te krijojne edhe me shume probleme per ekonomine. Te ardhurat buxhetore nuk po shtohen me ritmet e duhura duke ndikuar negativisht ne objektivin e qeverise per uljen e deficitit buxhetor. Obligacionet greke vazhdojne te mos kene kredibilitet cka veshtireson daljen e Greqise ne tregjet financiare. Skenareve iu shtua edhe parashikimi i firmes se rendesishme te menaxhimit te obligacioneve Pacific Investment Management Co shkurtimisht PIMCO se eshte perhere evident rreziku qe Greqia te shpalle perfundimisht pamundesine ne pagimin e borxheve. Por ministri grek i Financave Jorgos Papakonstandinu qe shprehu kenaqesine per vendimin e homologeve te tij lidhur me kestin e dyte te kredise i pergenjeshtroi keto skenare. Nga Brukseli ai theksoi se objektivi i Athines per uljen ne 3 te deficitit buxhetor brenda vitit 2014 eshte realist dhe i arritshem. Ai shprehu bindjen se situata do te ndryshoje brenda vitit ne vazhdim. Ne fund te vitit do te kete nje ndryshim klime dhe Greqia mund tu kthehet tregjeve ne vitin 2011 tha ministri. Kunder skenareve per falimentim apo te daljes se Greqise nga eurozona eshte shprehur te marten ne mbremje edhe presidenti i Bankes Qendrore Europiane Jean Claude Trichet i cili nderkaq citohet te kete theksuar se qeverite kombetare duhet te kujdesen per konkurrencen e tyre brenda zones se euros. Ne nje zhvillim tjeter Banka Kombetare Greke shpalli te marten vendimin per rritjen e kapitalit te saj me nje pakete prej 2.8 miliarde eurosh. Kjo shume parashikohet te rezultoje nga nxjerrja ne ankand e obligacioneve te bankes si dhe nga shitja e 20 te aksioneve te bankes turke Finans Bank qe posedon banka greke. Ministri i Financave e cilesoi kete zhvillim vecanerisht pozitiv qe deshmon besimin qe kane investitoret ne sistemin bankar grek.