Obama denon djegien e Kuranit Kunder vlerave te Amerikes
Presidenti amerikan Barak Obama e konsideroi shkaterrimtar projektin e nje grupi te vogel integralistesh te krishtere nga Florida ne juglindje te Shteteve te Bashkuara per djegien e rreth 200 kopjeve te Kuranit te shtunen dhe u shpreh se ai do te rrezikonte shperthimin e akteve te dhunes. 8232Eumlshte nje gjest shkaterrimtar dhe teresisht ne kundershtim me vlerat e Amerikes deklaroi Presidenti amerikan lidhur me iniciativen e grupit Dove World Outreach Center i drejtuar nga pastori Terry Jones ne televizionin amerikan ABC. Si kryekomandant i forcave te armatosura amerikane do ti thosha pastorit Jones se ky projekt per te cilin ai flet i ve me te vertete ne rrezik djemte dhe vajzat tona te cilet luftojne ne Irak dhe Afganistan vazhdoi Obama. Eumlshte nje shans per rekrutime per Al-Kaeden shtoi ai. Mund te kete akte te renda dhune ne disa vende si Pakistani ose Afganistani. Ky veprim mund te rrise rekrutimin e individeve te cilet jane te gatshem te hedhin veten ne ere neper qytete amerikane dhe europiane paralajmeroi gjithashtu Presidenti. 8232Zemerimi lidhur me planet e kishes ne Shtetet e Bashkuara per te djegur qindra kopje te Kuranit po rritet gjithmone e me shume ne bote. Vatikani i ka denuar planet e kishes se vogel ne Florida. 8232Presidenti i Indonezise Susilo Bambang Judoiono i ka shkruar homologut te tij amerikan ku kerkon nderhyrjen personale te Obames. India dhe Pakistani kerkuan nga autoritetet amerikane te marrin veprime te fuqishme. Autoritetet amerikane kane thene se nuk mund te bejne shume per te ndaluar djegien pasi kjo garantohet ne Kushtetute me lirine e fjales. Nga ana tjeter drejtuesi i kishes qe ka marre iniciativen thote se djegia e qindra kopjeve te Kuranit me 11 shtator ne pervjetorin e sulmeve terroriste kunder SHBA-se synon te terheqe verejtjen se islami eshte nje fe e dhunshme.