Nobelisti Joseph Stiglitz kunder masave ekstreme
Bashkimi Europian do te rrezikoje zgjatjen e krizes ekonomike nese anetaret me te medhenj dhe me te fuqishem te organizates do te vazhdojne qe te perdorin masat e reduktimit te shpenzimeve buxhetore per te ulur deficitin e tyre buxhetor. Ky paralajmerim eshte bere nga nje ekonomist nder me te famshmit ne bote qe ka kohe qe e studion situaten ne vendet e Bashkimit Europian dhe vecanerisht ne vendet e eurozones. Behet fjale per personalitetin e ekonomise Joseph Stiglitz i cili ka fituar cmimin Nobel ne vitin 2001. Sipas tij venia ne perdorim e shkurtimeve te shpenzimeve buxhetore ishte nje katastrofe. Ai shton se Europa eshte duke ndjekur nje rruge qe do ta perballte shume shpejt me shume veshtiresi te medha ekonomike dhe kjo nese politikanet do te vazhdonin qe te reduktonin shpenzimet ne vend qe te qetesonin me mjete te tjera tregjet e acaruara financiare. Nese masat e deritanishme per reduktime do te vazhdojne une mendoj se kriza ekonomike dhe problemet e medha do te vazhdojne edhe per shume kohe dhe vuajtja e njerezve do te jete me e madhe ka paralajmeruar ekonomisti me fame nje dite me pare. Ai tha se faktet historike flasin se pikerisht rritja e shpenzimeve i ka ndihmuar ekonomite ne krize qe te dilnin nga situata te tilla recesioni. Ai shtoi se shembulli i Irlandes flet per ate qe masat reduktuese te shpenzimeve cojne ne renie te ndjeshme te prodhimit shtojne papunesine dhe pakesojne investimet e huaja. Mua me vjen shume keq per irlandezet qe kane vuajtur nga kjo politike e padrejte dhe e pafrytshme. Por gjithsesi kjo nuk ka pasur pasoja globale dhe europiane. Por nese Gjermania apo vende te tjera do te vazhdojne me masa te tilla shtrenguese atehere do te kemi nje pasoje shume te madhe e cila do te preke jo vetem Europen por te gjitha boten ka deklaruar nobelisti. Ai shtoi se politikeberesit nuk duhet qe te jene shume te shqetesuar per fatin e ekonomise boterore.