Prokuroria bastis zyrat e partise se Presidentit Sarkozi
Zyrat qendrore te Partise se Presidentit Sarkozi UMP jane sulmuar dje nga policia si pjese e nje skandali zgjedhor ne te cilin eshte perfshire edhe trashegimtarja e pasur franceze e LOreal.
Tre oficere kane bere nje vizite ne ndertesen e Partise te merkuren ne vijim te pretendimeve qe akuzojne gruan me te pasur te Frances Liliane Bettencourt. 87-vjecarja qe eshte trashegimtare e LOreal firmes se njohur kozmetike thuhet se i ka dhene nje zarf te mbushur me para disa politikaneve te rendesishem franceze nder te cilet edhe Sarkozi Presidenti aktual i Frances ne kembim te autoritetit te tyre per te zgjidhur ca probleme me shmangiet e taksave. Gjate sulmit te tyre oficeret kane synuar qe te gjejne nje dokument qe provon fajesine e disa personave dhe implikimin e vete Sarkozise. Vec akuzave te mesiperme eshte edhe nje tjeter per Ministrine e Punes i cili i kishte rekomanduar Sarkozise qe te dekoronte me urdhrin e Legjionit te Nderit shefin e Financave te pasanikes praktikisht njeriun qe dha parate. Ishte vete ministri ai qe ne vitin 2008 i dha shefit te Financave te Bettencourt urdhrin e famshem tre muaj pasi trashegimtarja i dha gruas se ministrit nje pune shume te mirepaguar ne kompanine e saj. Ne ate kohe Woerth ishte minister i buxhetit dhe detyra e tij ishte qe te gjente dhe denonte bizneset qe i shmangin pagimin e taksave sic ishte edhe rasti i trashegimtares se LOreal. Kete bastisje te zyrave te partise se Sarkozise e kerkoi prokurori i Nanterres i cili eshte duke hetuar ne lidhje me skandalin.