E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Funksionimi i institucioneve, parim baze i demokracise

Intervista/Ministri i jashtem i Belgjikes, Steven Vanackere dhe se kriza po demton imazhin e Shqiperise ne Evrope. Flet dhe per Kosoven: Palet te fillojne dialogun, bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves, te padobishme
Ministri i jashtem i Belgjikes, Steven Vanackere, vendi i te cilit ka presidencen e Bashkimit Evropian, i tha BBC-se se funksionimi institucioneve eshte parim
baze i demokracise dhe ai ka shume rendesi ne permbushjen e kritereve te Kopenhagenit. Duke se nje deklarate e tille ka qene dhe ne kushtet kur ne Shqiperi, nuk funksionon institucioni i Gjykates Kushtetuese, per shkak te mos zgjedhjes se kryetarit te saj si dhe vendeve vakante te krijuara. Njeheresh ai tha se nuk jane shuar te gjitha gjasat qe te arrihet nje konsensus me Beogradin per nje projektrezolute te perbashket ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Ai tha se BE-ja deshiron qe te arrije nje pajtueshmeri per disa ndryshime ne tekstin e projektrezolutes serbe, qe cojne kah logjika e nje rezolute jokonfrontuese ne Asamblene e Pergjithshme. Ministri i jashtem belg tha se nuk jane te dobishme idete per bisedime rreth statusit te Kosoves, por vleresoi se nje dialog politik mes Prishtines e Beogradit duhet te vendoset per ceshtje praktike me interes te perbashket. Ne nje bisede per BBC-ne ai tha se BE-ja e ka inkurajuar Shkupin zyrtar qe te vazhdoje me procesin e reformave, duke insistuar ne zbatimin e Marreveshjes se Ohrit per te forcuar stabilitetin ne vend.
Pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves, Serbia ka paraqitur nje projektrezolute te saj ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Bashkimi Evropian ka bere thirrje per bashkerendim te hapave. Si e keni pare ju ne Bruksel kete veprim te Serbise?
Mendoj se te dyja palet, qe ishin me te interesuarat, kane reaguar me shume maturi pas mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Po te kemi parasysh qe per disa mendimi i gjykates se nuk kishte patur shkelje ligjore ne shpalljen e pavaresise se Kosoves ishte disi i papritur, mund te themi se reagimet e paleve kane qene te matura. Nga Kosova nuk pame te shprehej ndonje ndjenje triumfalizmi. Mendoj se edhe reagimi i Serbise ishte i matur. Ne thelb, Bashkimi Evropian thote se pas procesit ligjor, duhet te kete nje proces te ri dialogu dhe logjike politike. Ky duhet te jete fillimi i nje procesi ku eshte e qarte se e ardhmja e te dyja vendeve eshte ne Bashkimin Evropian. Eshte e rendesishme qe palet te mos merren me te kaluaren dhe ta kuptojne se ekziston nje perspektive e perbashket evropiane per te dyja vendet.
Si i shihni levizjet e Serbise tani me kete projektrezolute perpara Asamblese se Pergjithshme te OKB-se?
:Perfaqesuesja e larte e BE-se, Catherine Ashton, eshte ne kontakt te vazhdueshem me Serbine per te rene dakord per disa ndryshime qe cojne kah logjika e nje rezolute jokonfrontuese ne Asamblene e Pergjithshme, nje rezolute qe do te ishte nje sinjal i forte per te ardhmen e Serbise dhe Kosoves. Ne po perpiqemi qe ta shfrytezojme sa me mire kete mundesi ne menyre qe te ecim perpara, jo te shohim prapa.
A mund te shohim dy projektrezoluta ne Asamblene e Pergjithshme, njera nga Serbia dhe tjetra nga BE-ja?
Ky nuk do te ishte nje zhvillim pozitiv. Idealisht ne duhet te mendojme nje skenar me nje rezolute te vetme. Une nuk i kam prere shpresat per mundesine e arritjes se nje rezolute per te cilen te kete konsensus.
A i perjashton BE-ja bisedimet per statusin e Kosoves?
Te vazhdosh te flasesh sot per statusin e Kosoves nuk eshte gjeja me e mire qe mund te besh. Ka shume ceshtje qe duhen zgjidhur dhe mendoj se dialogu politik eshte instrumenti me i mire per kete.
A eshte Bashkimi Evropian i gatshem qe te ndermjetesoje ne dialogun mes Prishtines e Beogradit?
Kete qendrim e beri menjehere te qarte Catherine Ashton ne emer te 27 vendeve anetare te BE-se, kur tha se ne besojme se dialogu eshte e vetmja rruge perpara dhe Bashkimi Evropian eshte i gatshem qe te ndihmoje per krijimin e nje atmosfere dhe situate qe e inkurajon kete dialog.
Zoti minister, jane pese vende anetare te BE-se qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves. A mund te demtoje kjo perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit e, ne vecanti, te Kosoves?
Le ta themi ashtu sic eshte. Nuk eshte situate ideale kur sheh se ne nje organizate si Bashkimi Evropian ka dallime. Sigurisht, kjo nuk eshte nje situate perfekte. Por, edhe pse pese vende anetare nuk e kane njohur Kosoven, ishte e qarte se menjehere pas vendimit, apo me mire, opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ne arritem te dalim me nje deklarate unanime ne emer te te 27 anetareve.
Meqe e permendem perspektiven evropiane per Ballkanin, a eshte e gatshme BE-ja qe te beje kompromis me Serbine, per te pershpejtuar anetaresimin e saj ne BE, pas vendimit te GJND-se?
:Ne pyetjen tuaj ka disa elemente te ndryshme. Une po filloj duke thene se ne samitin e Sarajeves, vendet anetare te Bashkimit Evropian e konfirmuan ne menyre te qarte se ambiciet dhe e ardhmja e vendeve te Ballkanit Perendimor eshte qe nje dite te anetaresohen ne Bashkimin Evropian. Ky eshte nje proces i pandalshem. E di qe ka nga ata qe besojne se Bashkimi Evropian eshte lodhur nga procesi i zgjerimit, madje ka vende qe mendojne se zgjerimi nuk eshte me prioritet i BE-se. Por, une mund t'ju konfirmoj se per sa i perket presidences belge te BE-se, nga kontaktet qe kemi patur me koleget tane, kemi vene re qe nuk ekziston ndonje shenje lodhjeje nga procesi i zgjerimit. Ne duam qe te shenojme perparime te metejshme ne kete rruge, perfshire edhe Serbine
Por kush e percakton kete perspektive? Kosova percakton perspektiven e Serbise apo Serbia te Kosoves?
Qe t'i pergjigjem pyetjes suaj, dua qe te theksoj se nuk do te kete dicka te tille si trena te zgjerimit te BE-se, anetaresim ne cifte, apo varesi te momentit te anetaresimit te nje vendi nga ajo qe ndodh me vendet e tjera te rajonit. Secili vend e ka fatin ne duart e veta. Analiza qe ben Komisioni Evropian dhe secili nga vendet anetare ne perfundim te procesit, bazohet mbi meritat e vendit kandidat, jo ne logjiken e kalendarit apo te ciftezimit te vendeve. Ne rastin e Serbise, rekomandimet tona per hapat qe duhen hedhur per avancimin e procesit te anetaresimit, jane te qarta. Ne kemi kerkuar reforma te brendshme, shtimin e nivelit te bashkepunimit me Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes, vazhdimin e kontributit per bashkepunimin rajonal. Ashtu si vendet e tjera te Ballkanit, Serbia e ka te ardhmen e saj ne duart e veta, prandaj duhet te hedhe hapa te metejshem ne keto fusha.
Le te kthehemi serish tek dialogu mes Prishtines dhe Beogradit. Kur mendoni se duhet te filloje ky dialog per ceshtjet praktike?
Kur? Ceshtja nuk shtrohet se kur, por se per cfare do te jene te gatshme te dyja palet te diskutojne. Fjala eshte per vendosjen e kontakteve te drejtperdrejta mes Beogradit dhe Prishtines per ceshtje shume praktike me interes te perbashket, ceshtje qe ndikojne ne jeten e perditshme te te gjithe qytetareve, pavaresisht nga perkatesia etnike. Pra, mund te flitet per nisma bashkepunimi, per kontrollet doganore, bashkepunimin e forcave te policise dhe organeve te drejtesise, mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe fetare, kthimin e personave te zhvendosur, apo rindertimin. Keto aspekte jane jo vetem shume te rendesishme per perspektiven e anetaresimit ne Bashkimin Evropian, por ato jane ne interesin e qytetareve ne Serbi dhe Kosove. Prandaj, duhet te theksoj se fillimi i dialogut eshte ne interes te perbashket. Besoj se udheheqesit ne Prishtine dhe Beograd do te jene ne gjendje qe ta fillojne kete dialog.
Zoti minister, BE-ja ka diskutuar edhe per perparimin e Maqedonise. Jeni ndare te pakenaqur. Cilat jane problemet me te cilat po perballet ky vend keto dite?
Ne patem nje takim shume te mire pak dite me pare, te marten e kaluar, ne keshillin e stabilizim-asociimit. U takova per here te dyte me homologun tim maqedonas, Antonio Milloshovski, bashke me Komisionerin per Zgjerimin Stephen Fule. Vume re se ka patur nje lloj progresi. Kujtoj se nga fundi i vitit te kaluar u krijua pershtypja se Maqedonia po bente disa hapa te vegjel prapa. Ne e inkurajojme Shkupin te vazhdoje me procesin e reformave, duke insistuar ne zbatimin e Marreveshjes se Ohrit per te forcuar stabilitetin ne vend. Takimi qe pata me ministrin e jashtem maqedonas tregoi se ne kete vend ka patur disa perparime.
Sa ndikim mund te kete mosmarreveshja me Greqine per ceshtjen e emrit ne perafrimin e Maqedonise me BE-ne?
Te gjithe e dime se per te patur nje vendim unanim te te 27 vendeve anetare ne Keshillin Evropian, duhet te gjejme nje zgjidhje per mosmarreveshjen qe ekziston per ceshtjen e emrit. Une dhe komisioneri Fule e kemi theksuar se kjo duhet te arrihet pa humbur kohe. Pavaresisht nga kjo, nuk mund te thuhet se eshte vetem ceshtja e emrit ajo qe e pengon progresin e Maqedonise. Ajo duhet te vazhdoje procesin e reformave dhe te zbatoje te gjitha angazhimet qe ka ndermarre. Gjithsesi, une jam dakord se ceshtja e emrit eshte delikate. Presidenca belge mbeshtetet ne gatishmerine e Greqise dhe Republikes ish-Jugosllave te Maqedonise qe te bisedojne per te gjetur nje zgjidhje. Do te ishte mire sikur kjo ceshtje te zgjidhej brenda veres.
Si e shihni ju ngercin politik ne Shqiperi, ku nuk ka ende nje marreveshje politike mes qeverise dhe opozites?
Me 29 korrik kryeministri im u takua me kryeministrin Berisha ne Bruksel. Ne kete takim u diskutua per kete ceshtje. Sigurisht do te ishte mire qe vete Shqiperia ta zgjidhte kete problem shqiptar. Ne e vleresojme rolin konstruktiv te Shqiperise ne rajon, pjesemarrjen e saj ne disa nisma bashkepunimi rajonal dhe hapat per permiresimin e marredhenieve dypaleshe. Autoritetet shqiptare po punojne per kryerjen e disa reformave ne kuadrin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Por, kur sheh situaten e brendshme dhe krizen e tejzgjatur mes qeverise dhe opozites, e kupton se kjo ndikon negativisht mbi imazhin e Shqiperise ne Evrope. Ne theksojme edhe njehere se funksionimi i institucioneve eshte parim baze i demokracise dhe ai ka shume rendesi ne permbushjen e kritereve te Kopenhagenit. Sic e them edhe per vende te tjera, perpjekjet per zgjidhjen e ketyre problemeve nuk duhet te behen vetem per hir te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Kjo eshte e rendesishme per te patur nje klime te politike normale dhe per t'i sherbyer sa me mire qytetareve te nje vendi. BBC

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›