Akuza e PS: Qeveria po gllaberon trojet publike, kemi fakte Qamil Xhani
Nisja e privatizimit te pronave te shteterore nga ana e qeverise, eshte cilesuar nga Partia Socialiste si “grabitje” e pronave te pushtetit vendor. Nenkryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, Eduard Shalsi, paraqiti dje nje tjeter ambient publik, i cili sipas tij nuk duhet te hyje ne proces privatizimi, duke qene se eshte prone e pushtetit vendor. Deputeti i PS-se ka qene ne godinen e ish-kopshtit nr. 26, qe ndodhet tek Njesia Bashkiake nr.1, ne afersi te rruges prane rruges “Ali Demi”. Se bashku me nje grup qytetaresh si dhe kryetaren e njesise bashkiake, Lindita Nikolla, deputeti i PS-se deklaroi se kjo prone eshte planifikuar nga bashkia e Tiranes, si vendi ku do te ndertohet nje objekt sherbimi per arsimin parashkollor. Ne kete menyre, Shalsi e ka cilesuar marrjen e kesaj prone dhe vendosjen e saj ne ankand per privatizim, si nje shkelje te ligjit per pushtetin vendor. Duke renditur dhe pronat e tjera, qe sipas tij jane marre ne Tirane nga qeveria, Shalsi u shpreh se ky eshte nje vendim i paligjshem. “Shqiptaret kerkojne te dine se perse perdite kjo qeveri po gllaberon troje publike, ky komunitet ka te drejte te dije se cfare po ndodh me kete prone, ka te drejte te informohet se perse kjo prone, ish kopsht, do te privatizohet, banoret e kesaj zone kerkojne te mesojne se perse po u hiqet e drejta, per te pasur edhe ata nje kopsht ne zonen e tyre”, u shpreh Shalsi. Sipas deputetit te PS-se, prona per te cilen akuzohet qeveria, eshte pjese e listes se inventarit te pronave te paluajtshme te bashkise se Tiranes. Ai u shpreh se ka nje vendim te Keshillit Bashkiak ne vitin 2005, per pronat e paluajtshme. Ndersa shtoi se ka dhe nje vendim te Keshillit te Ministrave qe ja njeh kete prone bashkise se Tiranes. Sipas tij vendimi i fundit i qeverise shkel ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Por ajo qe eshte me e rendesishme, sipas Shalesit, ka te beje me faktin se me kete vend qeveria i ka hequr bashkise mundesine per te ndertuar me shume shkolla dhe cerdhe per komunitetin. Sipas Shalsit, ky vendim rrezikon “te sjelle mos afrimin e ketij sherbimi publik per komunitetin e zones “Ali Demi”, ne nje kohe kur nevoja per prona publike per ofrimin e sherbimeve publike vjen ne rritje per shkak te rritjes se popullsise dhe levizjes demografike te saj”. Deputeti i PS-se theksoi se vendimi te tilla te qeverise kane rritur ndjeshem pakenaqesine e qytetareve te cilet kerkojne nje qeveri me te pergjegjshme. “Keto jane pyetjet qe mundojne prej kohesh shqiptaret te cilet ndjehen te braktisur nga ky pushtet qe mendon vetem e vetem per veten e tij dhe nuk ka asnje lidhje me hallet dhe problemet e shqiptareve”, shpreh Shalsi.
Reagimi i Ministrise se Mbrojtjes, per akuzat e bashkise se Tiranes
Akuzave te Partise Socialiste per privatizimin e disa pronave qe kane qene ne administrim te pushtetit vendor, u eshte pergjigjur Ministria e Mbrojtjes. Duke ju referuar rastit specifik te ish-Fushe se Aviacionit ne afersi te 21 dhjetorit, perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes kane deklaruar se per rastin ne fjale “Ministria e Mbrojtjes nuk ka iniciuar asnje procedure privatizimi per prona ne kete zone dhe ftojme bashkine e Tiranes te nxjerre eksperte te saj per te ofruar fakte konkrete”.
LIGJI
“Ky vendim vjen ne kundershtim te plote me ligjin nr.9232, date 13.05.2004 per “Programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane”, pasi ky ligj ne asnje rast nuk parashikon privatizimin e objekteve publike te tilla si kopshte, cerdhe apo shkolla”, u shpreh Shalsi.