E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli: Klasa politike të plotësojë 12 rekomandimet, kriteret për statusin

12-06-2012 / Gazeta 55

Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule,  kërkoi sot nga klasa politike shqiptare përmbulljen e 12 kushteve të Brukselit për statusin kandidat të Shqipërisë. Pas zgjedhjes së Presidentit, Stano tha se, BE-ja është duke ndjekur me vëmendje situatën në Shqipëri. “Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri. Mendoj se komisioni e ka thënë në mënyrë shumë të qartë se çfarë priste nga Shqipëria, duke iu referuar në veçanti plotësimit dhe përmbushje se 12 prioriteteve të Bashkimit Europian. Unë thashë se kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime positive në mënyrë që vendi, që lideret politike dhe qytetaret të ecin para drejt integrimit europian”- tha ai, duke kërkuar angazhimin maksimal të klasës politike për bërjen e detyrave të integrimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›