E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedha e presidentit ishte kushtetuese, antarsimi varet te reformat

Tiranë- Ambasadori italian në Tiranë Masimo Giani ka deklaruar se zgjedhja e presidentit ishte një proces kushtetues, dhe sipas tij kjo është një zgjedhje që i takon popullit shqiptar.

Sipas tij Niashani është një person që i plotëson të gjitha kushtet për president, ndërsa pyetjes nëse vendi do ta marrë satusin kandidat ai ka preferuar të mos japë asnjë verdikt, por ka thënë se BE po e vazhgon Shqipërinë.

Jane dy aspekte, së pari procesi në të cilin u zgjodh presidenti, dhe së dyti personi i zgjedhur si presdient. Procesi ishte sigurisht një proces, i cili pati dialog mes palëve, dhe u zgjodh në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë kundërshtim me atë që ka ndodhur. Ndërsa përsa i përket zgjedhjes së personit, është një kandidat i një profili të shkëlqyer, një person i një niveli të
lartë. Një person mbi të cilin askush nuk ka pasur dicka për të thënë dhe sigurisht që ka qenë një zgjidhje e shkëlqyer. Unë vijoj ta theksoj se zgjedhja e presidentit është një cështje që i takon popullit shqiptar dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Parlament,- thekaambasadori italian.

Më tej ai ka thënë se antarsimi në BE do të bëhet nëse gjatë muajve në vazhdim plotësohen të gjitha rekomandimet. Nëse bëhet kjo, ka vazhduar ai, pastaj do ta japin verdiktin përfundimtar shtetet antare.

Fillimisht duhen të plotësohen disa kritere para marrjes së statusit kandidat në muajt e ardhshëm, të cilat janë thelbësore. Komisioni Evropian e sheh me simpati çështjen shqiptare, por do bëhet një raport nga komsioni për zbatimin e kushteve nga Shqipëria, por për të vendosur, vendosin vendet anëtare që kanë të drejtën e vetos, duhet unanimitet. Pra, varet nga sa do realizoni në muajt në vazhdim. Unë jam optimist, shanset janë në nivelet më të larta dhe kam vënë re që forcat politike dhe opozita po impenjohen në këtë rrugë, siç u impenjuan për kërkesat në NATO dhe për heqjen e vizave- përfundoi Giani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›