Brukseli: Virusi H1N1, do të përhapet gjatë verës

Ritmi i përhapjes së gripit të derrit do të përshpejtohet në BE gjatë kësaj vere, për shkak të fluksit turistik, ndërsa vdekshmëria rrezikon të rritet në vjeshtë, kur pandemia të kombinohet me gripin e stinës, paralajmëroi sot Komisioni Evropian. "Një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të BE-së u vendos të thirret në fillim të tetorit për të marrë masat e nevojshme", njoftoi komisionerja për Shëndetësinë, Androulla Vassiliou gjatë një konference shtypi. "Ne presim një rritje të numrit të rasteve gjatë verës për shkak të lëvizjeve të lidhura me turizmin", shpjegoi ajo. "Mbërritja e gripit të stinës në tetor-nëntor duke iu shtuar pandemisë do të ketë si pasojë një përshpjetim të ritmit të përhapjes së virusit A (H1N1) dhe një rritje të përqindjes së vdekshmërisë", nënvizoi ajo.
Afro "149.364 raste janë diagnostikuar jashtë BE-së me 810 të vdekur", shtoi ajo. "Aspekt pozitiv është se përqindja e vdekshmërisë është realtivisht e ulët". "Për momentin nuk kemi ende vaksinë, theksoi ajo, por disponojmë dy antiviralë" theksoi Vassiliou. Ajo i ftoi evropianët megjithatë të "ruajnë qetësinë".