E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli hesht për arrestimet e shqiptarëve në Serbi

Ndonëse privatisht shumë diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s mendojnë se ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me fushatën e arrestimeve të shqiptarëve gjatë fushatës zgjedhore i ka bërë dëme të jashtëzakonshme “imazhit” të Serbisë, askush në këto dy organizata nuk ka pranuar zyrtarisht të prononcohet për arrestimet e fundit, të cilat janë bërë në Luginën e Preshevës, shkruan Koha Ditore.

Edhe mënyra se si u arrestuan, edhe dita, edhe fakti se fotoreporterët ishin në mundësi të bënin fotot e shqiptarëve duke u ngrehur zvarrë, njësoj siç i kishin tërhequr edhe policët kosovarë para disa javësh, edhe konferencat për shtyp bënë të qartë se fjala është për një fushatë zgjedhore në Serbi. Por, sipas kësaj të përditshmeje, asnjë reagim nuk pati as nga NATO-ja e as nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›