E Shtunë, 31 Tetor 2026

“5 Maji”, Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Atdheut

TIRANE – Sot përkujtohet 5 maji, “Dita e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit, si edhe kryetarë të partive politike pritet të zhvillojnë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, ku do të vendosin kurora me lule.

Homazhe do të zhvillojnë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreu i opozitës, Edi Rama dhe politikanë të tjerë.

Sipas traditës së krijuar nga Partia Demokratike, homazhe pritet të bëhen edhe në nderim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›