E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora 2020

Kosova po bazohet në përvojat rajonale, kur po i krijon mekanizmat që kanë të bëjnë me proceset integruese. Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, thotë se të gjitha këto instrumente kanë nga një punë për të bërë dhe nuk po dyfishohen. Kjo zyrtare e qeverisë është mjaft optimiste se vendi mund të integrohet në Bashkimin Europian diku në vitin 2020.

Kosova ende nuk ka shënuar ndonjë progres të madh në rrugën e integrimeve europiane, ndërkohë që plotë mekanizma janë themeluar për të ndihmuar rrugën e Prishtinës drejt Brukselit.

Task Forca për Integrime Europiane është institucioni i fundit i themeluar të enjten, që është autorizuar nga Presidentja me rastin e inaugurimit të Këshillit Kombëtar për Integrime në BE.

Veç kësaj, ekzistojnë edhe dy mekanizma të qeverisë - Ministria e Integrimeve dhe Këshilli Ndërministror, të cilët merren me çështje të integrimeve.

Siç dihet, me këto punë merret edhe Komisioni Parlamentar për Integrime Europiane, derisa secili institucion në Kosovë e ka Zyrën për Integrime.

Themelimin e krejt këtyre institucioneve e arsyeton Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku.

Ajo thotë se kanë marrë shembujt më të mirë nga vendet që kanë ecur drejt Unionit.

“Ne nuk jemi duke e zbuluar rrotën. Ne kemi marrë përvojat më të mira të rajonit, përvojën e Kroacisë, e cila ka pasur një Këshill Kombëtar për Integrim Europiane ose të Polonisë, ose të Sllovenisë. Tash edhe Maqedonia e ka një këshill të tillë”, ka thënë Çitaku për Express të premten.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›