Brukseli kërkon zgjidhjen e ngërçit Maqedoni-Kosovë

Brukseli zyrtar ka reaguar lidhur me ngërçin tregtar në mes Maqedonisë dhe Kosovës, dhe masat e aplikuara nga të dyja palët.
Komisioni Evropian ka kërkuar nga autoritetet e të dyja vendeve t’u përmbahen obligimeve të Marrëveshjes Qendrore-Evropiane për Tregti të Lirë (CEFTA).
“Ne kërkojmë sqarimin e masave të ndërmarra dhe presim nga të gjitha palët t’i respektojnë obligimet në kuadër të CEFTA-s”, ka deklaruar zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.
Zëdhënësi nuk ka mundur të thotë nëse BE do të ndërhyjë në tejkalimin e ngërçit, porse tani për tani po e vëzhgon nga afër zhvillimin e ngjarjeve./Indeksonline/