Gjendet e vdekur Valeria, një fund i dhimbshëm

Valeria Bara Neziroski është identiteti i gruas së vdekur, trupi i së cilës u gjet të dielën në pyllin afër hotelit “Panorama” në Kërçovë.
Mediat raportojnë se i shoqi i saj, Ilir Neziroski, ka identifikuar personalisht trupin e vdekur, duke i dhënë një fund shumë të dhimbshëm agonisë më shumë se njëmujore të familjes.
Francezja u shpall e zhdukur më 25 korrik, pasi kishte braktisur shtëpinë familjare në Kërçovë, njofton Zhurnal.
Ajo është gjetur e varur në një pemë, ndërsa trupi i saj ndodhej në fazën e dekompozimit.
Policia duhet të japë zyrtarisht shkaqet e vdekjes, pas kryerjes së obduksionit./Indeksonline/