E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli konfirmon perspektivën evropiane të Shqipërisë

Samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian riafirmoi dje mbështetje të plotë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke u nisur nga ftesa e shqiptuar më herët në samitin e Selanikut dhe Deklaratën e Salsburgut. Duke iu referuar konkluzioneve të dhjetorit 2006, samiti i kryeministrave të BE-së thekson në deklaratën e vet finale se nga progresi solid në ekonomi, ndërmarrja e reformave të mëtejshme politike dhe nga përmbushja e kushteve dhe kërkesave të shpallura tashmë për kandidatet potenciale, vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrijnë të fitojnë statusin për anëtarësim në BE. Perspektiva evropiane e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe mundësitë e hapura për Serbinë, përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm dhe theksojnë perspektivën e domosdoshme të këtyre vendeve ballkanike për anëtarësim. Perspektiva e qartë evropiane për këto vende, mbetet veti themelore për stabilitetin, bashkërendimin dhe të ardhmen e Ballkanin Perëndimor, thuhet në deklaratën finale, paragrafi ku i referohej ecurisë së vendeve të rajonit. Procesi i Stabilizim-Asociimit, mbetet detyra kryesore për vendet e këtij rajoni. Gjatë punimeve të samitit është theksuar se progresi i arritur gjatë viteve të fundit ka qenë domethënës në pjesë të rëndësishme dhe se këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë, po shkojnë drejt mbylljes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e afërmendsh do të jenë të gatshme të shtyjnë përpara aspiratat për integrim. Krerët e shteteve-anëtare të BE-së kanë mirëpritur marrëveshjet progresiste në lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe forcimin e kontakteve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë pikëpamje, KE-ja vlerëson progresin e suksesshëm të Shqipërisë në hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave bazuar në hartën e zgjerimit dhe përfshirjes në etapën e afërme të lëvizjes së lirë. Gjithashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, si Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Bonjë-Hercegovina, në përgjithësi po ndërmarrin reforma në linjën e duhur.
Bashkimi Evropian mirëpret gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat do të mbahen në vitin 2009, thuhet në deklaratën finale të samitit. Gjithashtu në deklaratë, krerët e shteteve shprehin pritshmërinë që arritjet përparuese me kujdes për forcimin e kapaciteteve në administratën publike, kundër luftës së kurrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosjen e drejtësisë, do të jenë një domethënie e plotë dhe e krahasueshme me progreset e gjithanshme.
Gjithashtu, Komisioni Evropian mbajti shënim edhe progresin e Malit të Zi, duke bërë thirrje për përpjekje të vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteve të duhura të institucioneve administrative ligjore dhe intesifikimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›