E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli kundër taksës kufitare me Gjibraltarin

BRUKSEL- Komisioni Evropian u shpreh sot se vendosja e një takse për kalimin e kufirit të Spanjës me Gjibraltarin do të ishte e paligjshme sipas së drejtës evropiane.

"Çdo lloj pagese për hyrjen nga një territor në tjetrin do të ishte e paligjshme sipas së drejtës komunitare", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olivier Bailly.

"Komisioni do të marrë masa, nëse është e bevojshme, për t'u siguruar se çdo veprim është në përputhje të plotë me ligjet komunitare", theksoi ai.

I pyetur mbi propozimin e hedhur nga ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Garcia Margallo, për vendosjen e një takse prej 50 eurosh për kalimin në territorin britanik të Gjibraltarit, zëdhënësi u shpreh se ky propozim mbetej teorik dhe nuk pasqyronte sipas tij qëndrimin e autoriteteve spanjolle.

"Për sa u përket informacioneve në shtyp për vendosjen e një takse për hyrjen në Gjibraltar ose marrjen e çdo lloj mase tjetër në ujërat territoriale të tij, ne nuk mund të mbajmë qëndrim në këtë moment sepse këto janë vendime që nuk u përkasin autoriteteve spanjolle", theksoi ai.

"Qëndrimi i Komisionit Evropian është i qartë dhe pozicioni i Presidentit të KE-së, Barroso është tejet i ekuilibruar mes Spanjës dhe autoriteteve të Gjibraltarit si dhe Britanisë së Madhe", nënvizoi Bailly.

"Ne dëshirojmë që të dyja palët të respektojnë ligjet komunitare të zbatueshme për rastin në fjalë dhe që qarkullimi mes dy territoreve të jetë jashtëzakonisht i qetë", shtoi ai.

mes tyre si anëtarë të BE-së. U takon atyre të arrijnë zgjidhjen përmes dialogut duke mos lënë vend për asnjë pengesë ose keqkuptim të mundshëm", u shpreh Bailly.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›