Burgaj-Wiltonit: Kamerat në kufirin grek po bllokojnë klandestinët
$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, paraditen e sotme, priti në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Siç bën të ditur zyra e shtypit të Policisë së Shtetit, në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet Burgaj dhe Wilton ishte bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prezencës së OSBE-së dhe intensifikimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi.
“Krimi sa po vjen e po sofistikohet, por me gjithë këtë shifrat e zbulueshmërisë vazhdojnë të jenë mbi 80%, gjë që dëshmon më së miri profesionalizmin e Policisë së Shtetit, si dhe teknologjinë e përparuar të cilën tashmë ajo disponon, falë ndihmës dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë", ka theksuar Burgaj.
Ai ka shtuar edhe faktin se, "logjistika e përparuar, që policia ka në dispozicion, po jep rezultate të larta, siç është dhe rasti i kamerave termike në kufi, falë të cilave në kufirin shqiptaro-grek po mundësohet bllokimi i tentativave për kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tjera drejt BE-së".
Burgaj ka shtuar vullnetin e padiskutueshëm për të luftuar pa kompromis krimin dhe për të bashkëpunuar me organizata të pavarura si OSBE, PAMECA, ICITAP. "Puna jonë është dhe puna juaj, rezultati ynë është dhe rezultati juaj, po ashtu dhe çdo dështim i yni është dështim i të gjithëve, pasi krimi nuk njeh kufi. ” – u shpreh Burgaj.
Ndërkohë Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, evidentoi faktin se policia tashmë është një prej institucioneve, të cilat funksionojnë e janë të ndërtuara mirë në Shqipëri dhe garantoi mbështetjen e OSBE-së për rritjen e mëtejshme të profesionalizimit të strukturave policore, duke u ndalur tek rëndësia e vazhdimësisë.
Wilton bëri prezent faktin se tashmë do të caktohet një këshilltar i ri për asistencën policore, i cili do të jetë një mbështetje dhe burim për Policinë e Shtetit, ndërkohë që në fund të muajit shtator do të realizohet një trajnim për diversitetin, i cili është një tjetër shembull i bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues, ku krahas ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë përzgjedhur tashmë do të ketë dhe ekspertë nga vendet e rajonit, në mënyrë që trajnime të tilla të jenë një shkëmbim eksperience.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)