E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli grek i Korçës do të gjykohet në shtator, në Athinë

KORCË-Dhënia e vizave con para gjykatës ish-konsullin grek të Korcës, Theodhoros Ikonomu.

Seanca e parë pritet të zhvillohet me 16 shtator në Athinë dhe vjen dy vjet pas skandalit të vizave, për të cilat u përfol emri e tij.
Hetimet nisen nga prokuroria greke, pas kërkesës së dërguar nga ministria e Jashtme e Shqipërisë në drejtim të Athinës, kërkesë, e cila bazohet në dyshimet për rryshfet në këmbim të vizave dhe shpërdorim të fondeve.

Seanca e pare u shty për shkak të mungesës së një dëshmitari, i cili rezulton të jetë një diplomat grek në Belgjikë.
Ish-konsulli kujtohet dhe për deklaratat e tij dy vjet më parë, ku thoshte hapur se Korca është Vorio-Epir.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›