E Shtunë, 31 Tetor 2026

EKSKLUZIVE/Plantacionet mekanabis që rrethojnë Lazaratin

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Bimët e kanabisit gati 2 metra të larta VIDEO/"A1 Report" siguron pajmet e bimëve Dy ish-ministra të Rendit: Ja si zgjidhet problemi i Lazaratit Furgonët me punëtorë drejt Lazaratit nën hundën e policisë RENEA në hyrje të Lazaratit por nuk ndalen botet me ujë Policia italiane: Droga në Lazarat 4.5 miliardë euro/vit, 50% e GDP Gazetarët francezë: Hashashi i Lazaratit blihet sa 'frëngu pulën' Droga në Lazarat, ja si krerët e policisë fshehën fenomenin GJIROKASTER- Fshati i Lazaratit është i rrethuar tërësisht me plantacione kanabisi. Këtë e tregojnë fotot e bëra nga një distancë e caktuar, por që tregon qartësisht situatën aty. Televizioni “A1 Report” ka siguruar pamje dhe foto të bëra gjatë ditëve të fundit që tregojnë gjendjen e fshatit dhe bimët narkotike gati 2 metra të larta, të paprekura.
 
Fotot dhe pamjet tregojnë se në Lazarat, ka parcela të tëra të mbjella me kanabis, por edhe nëpër banesa, që janë kryesisht shtëpi-vila.
 
Ndërsa në fotot e bëra brenda fshatit të Lazaratit, duket se bimët e kanabisit janë rreth dy metra të larta.

(Foto të bimëve narkotike në Lazarat)
 
Gjatë ditëve të fundit, pas shifrave të bëra publike nga “Guardia di Finanza” se vlera e drogës në Lazarat arrin në 4.5 milard euro, policia ka nisur një aksion, por pa hyrë në fshat, vetëm duke ndaluar furgonët me punëtorë, që shkojnë aty për të punuar në parcelat e hashashit.

Lazarati nuk ndalet në punimin e parcelave me kanabis, edhe pse forcat policore lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur gati 1 km larg hyrjes së Lazaratit dhe ushtrojnë kontrolle.
 
Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve nga jashtë fshatit të Lazaratit, aty mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis Sativa, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë, dhe kamionët me bote me ujë hyjnë lirshëm në fshat.

(Foto të parcelave me kanabis në Lazarat nga larg)
 
Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›