E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli paralajmerim te ri per vizat

Belgjika vendi qe mban Presidencen e radhes se Bashkimit Europian paralajmeroi dje Shqiperine se eshte ne monitorim per sa i perket menyres sesi do te zbatoje procesin e liberalizimit te vizave.

Sinjali erdhi dje nga ministri i Emigracionit te Belgjikes Melchior Wathelet i cili i beri thirrje qeverise te vijonte procesin e informimit te qytetareve per sa u perket detyrimeve qe kane karshi pales europiane ne kete proces.

Fushata informative duhet te vazhdoje atje kurse ne do ta ndjekim me kujdes heqjen e vizave ne menyre qe cdo gje te shkoje mire. Autoritetet shqiptare duhet te informojne sic duhet popullaten por nga ana tjeter qytetaret duhet ta kuptojne mire se cfare eshte ky liberalizim vizash theksoi ministri belg i Emigracionit.

Sipas tij pala shqiptare duhet te kete kujdes te madh per te mos lejuar qe qytetaret shqiptare te genjehen dhe te bien viktima te atyre qe mund tu premtojne punesim ne vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Melchior Wathelet nese te tilla situata ndodhin atehere keta njerez do te kthehen menjehere ne vendin e tyre.

Tani eshte radha e Shqiperise dhe e shqiptareve per te bere te njejten gje te respektojne kete pakt mes nesh. Kjo do te thote qe njerezit te mos vijne ne Europe per te abuzuar per te kerkuar azil apo per te punuar per te rene viktime e atyre qe thone hajdeni se atje ka para strehim pune etj. Nese do te kete njerez qe do ta perdorin heqjen e vizave per kete qellim ata duhet ta dine me pare se do te kthehen ne vendin e tyre beri te qarte ministri belg duke lene te kuptohej se do te kete kontroll te rrepte per shqiptaret qe do te kalojne kufirin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›