Dade Delegacionet e PS me jashte po behen te mbyllura ne Asamble u futen njerez pa kontribute
Ne nje interviste per Panorama zonja Dade shprehet se shume here vendimet merren ne menyre shume te mbyllur dhe mungon informacioni zyrtar nga takimet qe zhvillohen me nderkombetaret.
Zonja Dade seanca e fundit e Parlamentit shqiptar ishte jo vetem nga me te gjatat ne historine e tij por dhe me e ngarkuara ne akuza dhe kunderakuza deri ne nivel personal. Edhe ju vete nuk i shpetuat
sulmeve nga maxhoranca cfare shije ju la kjo seance
Pa dyshim qe nuk shtoj asgje te re pervecse asaj cfare eshte konstatuar nga partneret tane nderkombetare europiane qe na monitorojne ne permbushjen e standardeve ne procesin e integrimit europian. Dihet qe ne progres raportin por edhe ne raportin e Komisionit Europian nje vend te vecante zinte edhe Parlamenti e vecanerisht drejtimi i politizuar i tij. Mesa duket kjo maxhorance perfaqesuesit e saj nuk i konsiderojne verejtjet dhe kritikat dashamirese qe vijne nga ata qe do te na japin vizen per tu integruar ne BE dhe me keqardhje edhe si nje parlamentare me pervoje jam ndjere vertet shume keq ne menyre te vecante ne fund te seances. Fatkeqesisht ka qene nje seance tejet e zgjatur por ne asnje rast maxhoranca nuk ka diskutuar per hapesirat se si mund te permiresohej edhe draftbuxheti ose te pakten te jepte ndonje mesazh se mund te pranonte edhe ndonje verejtje te opozites. shte normale qe opozita te kete kritika te forta ndaj buxhetit dhe pergjithesisht ne asnje vend te botes buxheti nuk votohet nga opozita. Ne kete aspekt nuk ka pse opozites ti kerkohet apo ti imponohet qe te beje elozhe per buxhetin. Opozita do te jete kritike per buxhetin duke ofruar amendamentet e saj. Ne kemi paraqitur amendamentet tona dhe ato gjithnje jane rrezuar nga maxhoranca. Kjo eshte nje mendesi e kesaj maxhorance per te kontrolluar cdo gje dhe ne vend qe te merreshin me buxhetin te gjithe folesit qe nga kryeministri e spikerja e Parlamentit u moren me sulme ndaj opozites. Personalisht besoj se grupi parlamentar i PS ishte seriozisht i pergatitur. Debatet per buxhetin marrin dhe natyre politike pasi duhet vullnet politik per ta hartuar dhe implementuar ate por kjo nuk ka te beje me konfliktualitetin politik qe degjeneron ne shpifje fyerje sharje dhe akuza te ndersjella. Sinqerisht ne kete diskutim buxheti une nuk prisja qe tonet e maxhorances te ishin ato qe u manifestuan.
Opozita nga ana e saj ishte mjaft kritike ndaj projektbuxhetit por ne fund te debatit ajo nuk hyri fare ne votim. Mendoni se duhej shprehur vota kunder buxhetit
Ndoshta ky mund te ishte nje moment ku ne edhe mund te ishim ndalur ne mbledhjen e grupit dhe te kishim diskutuar por per efekt te vendimit politik qe kemi marre per te mos marre pjese ne votime dhe per efekt te asaj qe ndodhi dhe ne votimin per Gjykaten Administrative ku ne nuk morem pjese jo se ishim kunder ligjit por per shkak te vendimit qe kemi marre per mospjesemarrje ne votime deri ne momentin qe do te ngrihet komisioni hetimor une mendoj se ky do te vazhdoje te jete nje mjet presioni ndaj maxhorances dhe ndoshta permes diskutimeve tona ne te gjithe e mbajtem qendrimin kunder projektbuxhetit. Ne patem nje vote kunder buxhetit qe ishte e deputetit Ben Blushi dhe ne kete rast nuk pati ndonje diskutim se u shkel ndonje vendim i caktuar sepse pak a shume mbeti ne zgjedhjen e vet pra te zotit Blushi nese do te votonte ose jo.
Nuk mund te konsiderohet shkelje e nje vendimi politik te grupit vota kunder e zotit Blushi
Jo absolutisht smund te konsiderohet e tille sepse ne edhe nga ky vendim kemi levizur kur qe rasti per te votuar rezoluten per liberalizimin e vizave apo kemi thene kur kemi pasur te bejme me ceshtje qe lidhen direkt me interesat madhore te vendit se ne do te levizim nga ky vendim sic ishte rasti kur maxhoranca tentonte te fuste per votim te pakonsultuar me partneret tane te NATO-s ligjin per SHISH ku PS kishte vendosur te votonte kunder tij.
Kryetari socialist ka bere nje oferte te re lidhur me hetimin parlamentar per zgjedhjet. E konsideroni nje terheqje nga kutite e votimit qe kane qene nje kusht i panegociueshem per PS gjate gjithe kesaj periudhe qe pas zgjedhjeve te 2009
Nese do te shohim me kujdes gjithe ecurine e luftes politike te PS-se qe nga qershori i 2009-s une i konsideroj disa kompromise qe kemi ofruar si materializim te vullnetit politik per zgjidhjen e krizes sepse dihet qe kriza politike po mban pezull funksionimin e institucioneve demokratike po mban pezull gjithe ecurine e jetes politike sociale e ekonomike dhe sigurisht pergjegjesi per kete situate eshte Sali Berisha sepse po te kishte pasur vullnetin politik padyshim kriza do te ishte vene ne rrugen e zgjidhjes madje Sali Berisha ka bere veshin e shurdher edhe ndaj sugjerimeve dhe angazhimeve te nderkombetareve. Une besoj se me rezoluten e PE-se ku realisht kerkohet investigimi per materialet zgjedhore dhe formula eshte qe ne rast se do te konstatohet i domosdoshem hetimi i kutive te fleteve te votimit atehere do ti drejtoheshim Gjykates Kushtetuese per tu shprehur per kete. Tani PS ka levizur nga kjo formule duke mos pasur me ne fokus numerimin e fleteve te votimit edhe per arsyen e thjeshte qe une personalisht e besoj se hetimi i materialeve zgjedhore zbulon manipulimin e zgjedhjeve.
Kjo terheqje nga fletet e votimit mund te ishte bere me perpara dhe tu ishte hapur rruge proceseve integruese te vendit
Ka mendime te ndryshme ku mund te thuhej se kete na i njihte dhe ligji per hetimin parlamentar dhe skishte pse te mbahej i gjithe vendi nen vorbullen e nje krize prej nje viti. Une besoj se prape nuk jemi terhequr nga kjo kerkese e transparences se zgjedhjeve pavaresisht modaliteteve sepse dhe ne rezoluten qe kemi depozituar ne Parlament per mocion me debat rreth opinionit te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat pika e pare e rezolutes konsiston ne transparencen e zgjedhjeve. Kjo mbetet nje kerkese konstante. Lidhur me modalitetet eshte normale qe kur ulesh ne tavoline me kundershtarin dhe kerkohet te arrihet nje kompromis padyshim do te cedosh nga pozicionet fillestare dhe shpreh keqardhjen e thelle se ne kemi ofruar kater here kompromise dhe Sali Berisha nuk ka levizur nga pozicioni i tij i cili nuk mund te konsiderohet nje vlere apo nje qendrim i patundur ne kete rast.
Thuhet vazhdimisht per nje marreveshje kompromisi nderkohe qe oferta e fundit e cila kerkon hetimin e materialeve zgjedhore mund te paraqitet ne Kuvend dhe permes nje procedure parlamentare te kerkohet ngritja e ketij komisioni dhe te provohet maxhoranca per vullnetin e saj. Do te behet kjo
Sigurisht askush nuk e pengon ngritjen e komisionit por ajo qe kerkohet edhe ne rezoluten e PE-se ka te beje me dhenien e maxhorances dhe drejtimin opozites ne komision pervec disa elementeve te tjere sic eshte balancimi i drejtimit te komisioneve parlamentare apo dhe balancimi i bordeve te kontrollit te mediave elektronike qe eshte nje nga elementet perfshires ne rezoluten e BE. Pra jane te nderthurur edhe elemente te tjere qe diktojne votimin ne Parlament dhe vullnetin e maxhorances per ta nisur kete proces. Sepse po ti referohemi dates 19 mars dites qe komisioneri Fyle vizitoi Shqiperine vertet u votua nje komision hetimor mbi bazen e kerkeses se opozites por praktikisht ai komision ne shumice ka perfaqesues te maxhorances parlamentare.
Ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare u bene disa kooptime te reja ku bie ne sy hyrja ne kete asamble e ish-kryetarit te G99 Erion Veliaj dhe pse pati disa emra ish-deputetesh te rikthyer ne kete forum. Mendoni se duhet te kishte nje gare per te qene pjese e Asamblese Kombetare
Une mesova me kenaqesi qe nje numer kolegesh ish-deputetesh te PS jane kooptuar ne Asamblene Kombetare. Madje mund te kishte dhe emra te tjere ne menyre te vecante gra qe kane pasur nje aktivitet te spikatur ne strukturat e PS dhe tashme jane lene pothuajse ne harrese. Une jam kategorikisht kunder kesaj praktike dhe personalisht jam e predispozuar qe keto gra te afrohen dhe te ftohen sepse kane nje pervoje te vyer ne historine e PS-se.
Per cilet emra e keni fjalen
Po qe nga Zamira Caka Merita Ndreko qe ka qene dhe kryetare e Forumit te Gruas Mira Veizi ish-kryetare e minibashkise kryetare e shoqates se minibashkive te Tiranes kryetare e Gruas se Tiranes Rajmonda Stefa zonja eco nese nuk vazhdon te aktivizohet tek partia qe krijoi Petro Koci por ajo mund te ftohet se eshte nje figure e respektuar dhe ndoshta mund te kem disa rezerva per emra te tjere. Duke u konsultuar me statutin nuk kam pare asnje rresht ku te sanksionohet se mund te behesh anetar i Asamblese Kombetare sapo behesh anetar i PS-se. Per sa kohe qe ne nuk lejojme qe dikush te jete kryetar i partise ne nje njesi vendore pa qene nje vit anetar partie nuk kemi sesi te mos e zbatojme kete per anetarin e asamblese aq me teper kur jane kooptuar njerez te cilet ne 2-3 vitet e fundit kane bere kapercime spektakolare nga nje forum qe e kane drejtuar vete ne nje parti dhe nga kjo parti ne nje parti tjeter duke mos qene ne gjendje as te mbledhin vota ne zgjedhje. Pra kjo tregon se kemi te bejme me figura jo te konsoliduara ne politike dhe smund te pompohen ne menyre artificiale ne Partine Socialiste. Madje ka pasur raste qe ndonjeri nga keta qe eshte afruar rishtazi ne PS ka akaparuar dhe nje seance degjimore ne Kongresin Amerikan se bashku me Fatmir Mediun duke sulmuar qeverine e Partise Socialiste. PS eshte nje parti e hapur dhe praktikisht kemi pasur dhe pervoja te tjera sic ka qene rasti i profesor Meidanit por ai ka qene nje figure e konsoliduar ne fushen e tij. Figura te tilla te konsoliduara ne shoqerine civile dhe ne profesionet e tyre kane qene te testuara ne nje veprimtari shoqerore dhe profesionale dhe sigurisht i kane bere nder PS duke u zgjedhur dhe sekretar i pergjithshem ne rastin e zotit Meidani. Edhe ne 1997 kemi bere nje kooptim ne KPD-se e asaj kohe por kryesisht ata kane qene figura qe tashme e kishin shprehur vullnetin politik dhe kane qene pjese e stafeve te kryeministrit sic ishte rasti i Ben Blushit. Ai ishte zedhenesi i kryeministrit i cili eshte nje nga figurat e spikatura te qeverise dhe eshte mirepritur me kenaqesi por gjithmone duke respektuar ate raport qe mund te vije nga kooptimet. Gjithashtu per kooptimet ka nje rregull tjeter kur jane numeruar votat ne listat perkatese duhet te ofrohen ata qe jane me prane listes se anetareve te Asamblese kombetare. Mendoj se duhet te ishin zbatuar disa rregulla. Personalisht nuk kam asnje lloj arsye per individe te caktuar por jam shume institucionale dhe mbetem rigoroze ne respektimin e institucioneve te cilat padyshim qe materializohen edhe permes emrave. Nese kjo do te neglizhohet atehere PS nuk mund te jete nje parti qe respekton Kushtetuten e vet smund te jete nje parti qe jep garanci per respektimin e ligjeve dhe te Kushtetutes se vendit nese brenda nesh ne nuk respektojme disa rregulla.
Ka pasur ndonje diskutim paraprak ne kryesi apo sekretariat per keto kooptime
Nuk e di te jete bere nje diskutim i tille.
Zonja Dade kohet e fundit eshte pare nje terheqje nga ana juaj nga roli qe duhet te luani si sekretare e Marredhenieve me Jashte. Kam parasysh ketu viziten e fundit te kryetarit Rama ne Bruksel ku ju nuk ishit pjese e delegacionit madje ishte nje mungese qe eshte cituar dhe nga kundershtari juaj politik zoti Berisha. Perse jeni terhequr
Sigurisht une ia dhashe pergjigjen Sali Berishes ne Parlament pasi e kuptoj se eshte thjesht nje diversion qe kerkon te beje. Une nuk kam asnje terheqje nga detyrat e mia shume te rendesishme si sekretare nderkombetare por dhe si nenkryetare e Komisionit te Jashtem te Parlamentit. Natyrisht qe une bej detyren time por pergjithesisht ne delegacionet qe zoti Rama formaton per te qene te pranishme ne takime me personalitete te ndryshme eshte e drejta e tij qe te caktoje perberjen e tyre. Une kam qene se fundmi ne takimin e Internacionales Socialiste per shkak te detyres duke qene edhe anetare e perhershme e Keshillit te Internacionales dhe do te jem perseri ne daten 2 dhjetor ne mbledhjen e Keshillit te PSE edhe ne Task Forcen per Integrimin. Lidhur me detyren qe kryej si anetare e kesaj Task Force jam e angazhuar dhe e mirinformuar per cdo levizje te Komisionit Europian e BE-se dhe pavaresisht se nuk jam anetare e Komisionit te Integrimit Komisioni i Jashtem e ndjek procesin dhe mbulimin e tij ne aspektin politik dhe jo ne aspektin thjesht teknik sic mund ta ndjeke Komisioni i Integrimit. Nuk shoh ndonje gje te keqe qe te prekem direkt per mospranine time ne ndonje delegacion qe zoti Rama formaton per te takuar zotin Fyle por ve re nje padije totale lidhur me takimet koke me koke sepse media transmetoi se zoti Rama pati nje takim te tille me komisionerin Fyle dhe ne fakt takimi koke me koke smund te jete me kater vete te pranishem. Keshtu qe dhe spekulimet dhe lajmet e hartuara ne menyre spekulative nuk i sherbejne pikerisht nivelit te larte qe duhet te kene marredheniet e kryetarit te opozites me partneret tane euroatlantike. Ketu nuk jam ne gjendje te them figura te respektuara te PS sepse ne ne radhet tona dhe te grupit parlamentar kemi mjaft figura te respektuara edhe nga partneret nderkombetare por qe iu jane hapur dyert nga partneret tane dhe vazhdojne tu hapen. Kjo sdo te thote qe te rinjte te mos jene te pranishem dhe te mos promovohen. Une kam shume respekt per te rinjte problemi kryesor ketu eshte qe shpeshhere keto gjera behen ne menyre shume te mbyllur dhe pa qarkulluar informacionin perkates apo konsultat perkatese.
Ju keni marre informacion nga kjo vizite
Une vazhdimisht u kerkoj te gjithe kolegeve te pranishem ne takimet e kryetarit te partise qe si rregull duhet te depozitojne informacionin prane zyres se Sekretarit Nderkombetar per arsye se nje parti serioze pas cdo takimi duhet te beje analizat perkatese dhe shikon perpara si nje lloj follow up per te pare se cfare do te diskutohet ne takimin e radhes. Nese do te rrime ne boshllek dhe do te themi te njejtat gjera ne syte e partnereve do te behemi jo kredibel.
Pak kohe me pare deputeti socialist Vangjel Tavo u largua nga PS-ja pasi nuk gjeti zgjidhje per disa probleme qe ai kishte ngritur ne PS-ne e Gjirokastres. Si eshte problematika ne PS e ketij qyteti
Per zotin Tavo jam rezervuar te flas publikisht edhe pse kam pasur rezervat e mia gjate fushates se 2009 te cilat i kam ndare me kryetarin e partise sepse ne te gjithe qarkun e vetmja zone qe rezultoi me humbje ishte zona qe mbulonte zoti Tavo kryesisht rrethi i Gjirokastres. Ne kemi fituar thelle ne qytetin e Gjirokastres me 4000 vota diference nga e djathta ku nje kontribut te konsiderueshem pati dhe kryetari i bashkise Flamur Bime. Ndersa ne zonen e fshatit PS ka deshtuar dhe ka pasur humbje. Po ashtu largimi i tij prej 7 muajsh dhe influenca e tij per te penguar procesin e zgjedhjeve ne PS padyshim qe e ka demtuar punen e partise. Gjithcka qe Tavo beri gjate gjithe vitit eshte nje alibi per ate qe beri ne fund me largimin nga PS. Akuzat qe ngre zoti Tavo nuk jane aq te mprehta sa ai i paraqet por jane disa njesi vendore te kufizuara qe krijojne probleme ne degen e PS. Une shpreh keqardhjen e thelle qe kolegu Tavo eshte larguar nga grupi. Une kam pasur marredhenie jashtezakonisht pozitive me te pasi kemi vite qe jemi deputete dhe besoj se kjo ikje nuk do te ndikoje ne ecurine e puneve te partise sepse ne po mundohemi te bejme kompensimin dhe zgjidhjen me maturi te problematikave qe mbeten te pazgjidhura ne rrethin e Gjirokastres edhe per kete shkak.
ARISTIR LUMEZI