E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Meta sot festime per lirimin

/ /

Kreu i opozites Edi Rama do te zhvilloje sot homazhe ne memorialin Nene Shqiperi i shoqeruar nga mjaft drejtues te tjere te Partise Socialiste e opozites. Ashtu sic ka ndodhur rendom keto vite 29 Nentori i njohur si festa e lirimit te vendit me ligj festohet vetem nga te majtet ndersa te djathtet preferojne te festoje Pavaresine dhe lirimin ne daten 28 Nentor. Presidenti kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit zhvilluan dje homazhe ne nderim te te reneve per 66-vjetorin e clirimit te vendit. Nga ana tjeter vetem nje ore para se lideri i opozites te beje homazhe z/kryeministri Ilir Meta i shoqeruar nga drejtues te Levizjes Socialiste per Integrim por edhe zyrtare te tjere shteterore nga LSI-ja do te nderojne lirimin ne daten 29 Nentor. Sipas njoftimit zyrtar ne oren 930 te mengjesit numri dy i qeverise do te festoje sot 66-vjetorin e clirimit te Shqiperise ndryshe nga sa vepruan zyrtaret e larte te shtetit. Tashme prej mese 20 vitesh politika feston e ndare clirimin e vendit dhe nderimin e deshmoreve qe rane ne Luften e Dyte Boterore kunder pushtuesve nazifashiste. Nga ana tjeter edhe festimet duket se kane qene te ndara. Kreu i opozites njeheresh kryetari i Bashkise se Tiranes ka rezervuar festime vetem per 29 Nentorin ndersa festa e Pavaresise pothuaj eshte lene ne harrese. Vetem pak flamuj ne bulevardin kryesor dhe ka mjaftuar per 98-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise ne kryeqytet ne nje kohe kur ne shume qytete shqiptare brenda dhe jashte vendit ka pasur festime te gjata te organizuara nga pushtetet lokale. Bashkia e Tiranes do te organizoje per te shtatin vit radhazi ate qe njihet si Nata e Bardhe. Gjate gjithe dites se sotme por edhe duke u gdhire 30 nentor do te kete festime pa fund ne kryeqytet ku edhe sherbimet do te qendrojne hapur pa pushim si baret restorantet diskotekat etj. Pas ekspozitave dhe koncerteve per femije e te rritur ne mbremje do te organizohet nje koncert i madh i cili do te zhvillohet ne uren e madhe te bulevardit e ku per 7 ore do te performojne grupet me te njohura artistike folklorike nga zona te ndryshme te Shqiperise. Vlore bashkia dje tek Sheshi i Flamurit sot te Varrezat

Ndasite partiake ishin dhe kete 28 Nentor te dallueshme gjate ceremonive te zhvilluara ne qarqe te ndryshme te vendit. Ne qytetin e Vlores eshte perkujtuar shpallja e pavaresise e vitit 1912 ku ne nje ceremoni te organizuar nga bashkia e qytetit ishin te pranishem perfaqesues te forcave te ndryshme partiake. Fillimisht jane vendosur kurora me lule ne varrin e Ismail Qemalit e me pas ne Sheshin e Flamurit eshte zhvilluar ceremonia e ngritjes se tij nen tingujt e himnit kombetar. Nese deri ne kete kohe ishin te pranishem si kryebashkiaku Gjika perfaqesues te PS-se PD-se PDU-se e te tjere ndarja eshte bere gjate homazheve ne Varrezat e Deshmoreve. Aty kane vendosur kurora me lule vetem te djathtet e mbeshtetes te tyre ndersa te majtet dhe veteranet do te mblidhen diten e sotme me 29 nentor. Ne qytetin e Shkodres ashtu si prej shume vitesh njesite vendore bashkia dhe qarku i kremtojne te dy festat kombetare te Shpalljes se Pavaresise dhe te lirimit te vendit ne nje dite te vetme me 28 Nentor. Nderkohe qe ne ceremonine e ngritjes se flamurit ndryshe nga vitet e tjera kesaj radhe mungonin perfaqesuesit e PS-se. Homazhe jane kryer prane bustit te Luigj Gurakuqit memorialit te 2 prillit e ne Varrezat e Deshmoreve. Edhe ne qytetin e Elbasanit eshte festuar dje Dita e Pavaresise dhe e lirimit ne nje ceremoni te organizuar nga prefekti Shefqet Deliallisi ku ishin te pranishem dhe perfaqesues te se djathtes. Ndersa sot pritet qe e majta dhe veteranet ti bashkohen ceremonise prane Varrezave te Deshmoreve. Meidani merr Medaljen e Arte te Lirise

Ish-Presidenti Rexhep Meidani eshte nderuar dje me Medaljen e Arte te Lirise ne Kosove. Ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi ka nxjerre dy dite me pare dekretin per medaljen. Medalja e Arte e Lirise i jepet Rexhep Meidanit burreshtetasit qe e ndjeu dhimbjen ne shkalle kombetare dhe hapi shtegun e shpreses thuhet ne medaljen qe mban firmen e Krasniqit. Motivacioni per kete medalje eshte kontributi qe ka dhene Meidani per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Me pare Medaljen e Arte te Lirise e kane marre edhe ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bill Klinton dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler. E vecanta e ketij dekorimi eshte fakti qe ceremonia u be ne prag te Dites se Flamurit.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›