E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza si vuajtje dhe si lak

Ky eshte realisht viti i veshtiresive globale per ekonomine dhe financat. Natyrisht kjo sfide eshte ne fuqi edhe per realitetin e Shqiperise se sotme. shte sfide te cilen nuk e mbulojme dot me propagande bajate bolshevike apo me makinen e vjeter te genjeshtres. Shifrat flasin vete.


Per Ministrine e Brendshme buxheti i parashikuar per vitin 2011 eshte i perafert me ate te 2010-es ndersa situata e rendit dhe sigurise ne vend ka njohur shifra gjithnje ne rritje. Ne buxhetin 2010 eshte parashikuar nje fond per blerje pajisjesh speciale per policine vetem 13 dhe per blerje pajisjesh per teknologjine e informacionit ne sherbim te policise vetem 15.


Lind pyetja si do tiu pergjigjet policia ritmeve ne rritje te kriminalitetit si do te perballet policia me krimin e sofistikuar nderkohe qe efektivat e saj perdorin ende uniforma qe u ka dale boja dhe mjete qe u ka ikur koha


Per te deshmuar gjendjen e vertete te mjeteve dhe pajisjeve qe ka ne dispozicion policia e shtetit mjaftuan tre rastet e perballjes me protestuesit ne Hamallaj ne Orikum e Dukat. Gjendjen ku u katandis policia ne keto perballje nuk mund ta justifikoje as qeshja pa kuptim e Ministrit te Brendshem as butaforia hakerruese ndaj protestuesve te Dukatit nga podiumi i Parlamentit.


Per sa i perket Ministrise se Mbrojtjes eshte per tu vleresuar puna e bere ne procesin e demontimit keto 2 vitet e fundit sepse eshte vepruar ndryshe nga periudha famekeqe qe solli tragjedine e Gerdecit.


Por buxheti qe i eshte akorduar per vitin 2011 nuk eshte i mjaftueshem per tu perballuar me sfidat e nje ushtrie anetare te NATO-s. Opinioni publik ne Shqiperi do te donte ta shikonte sa me shpejt kompletimin e efektivave te FA-se me pajisje dhe teknike moderne por edhe me trajtim dinjitoz ekonomik te perafert me koleget e tyre pjesetare te ushtrive te tjera anetare te NATO-s me te cilet kryejne misione te perbashketa.


Sa per SHISH-in jemi mesuar tashme te shohim se si qeveria e godet kete institucion ne thelbin e vet duke mos i dhene as buxhetin minimal te mjaftueshem per misionin kushtetues qe ka jo vetem ne interes te sigurise kombetare te Shqiperise por edhe ne kuader te partneritetit me aleancen. Shpresoj ne korrigjimin qe do ti behet ketij buxheti sipas propozimit te Komisionit te Sigurise.


Ka nje qendrim antiligjor madje antihuman lidhur me sigurimin shoqeror e suplementar te ushtarakeve te FA-se Policise se Shtetit Policise se Burgjeve SHISH-it Gardes se Republikes dhe Policise MNZ-se e te Shpetimit.


Ministri i Financave i quajti ligjet dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese qe lidhen me sigurimin shoqeror suplementar te ish-ushtarakeve si absurde nderkohe qe ai dhe koleget kane detyrimin ti japin fund nje here e mire kesaj odiseje te mundimshme per ta.


Zona e Mallakastres po pret perfundimin e rrugeve qe kreu i qeverise premtoi dhe filloi ne prag fushate 2009 konkretisht aksin nga rruga kryesore ne Lapulec - Lofkend rrugen Povel - Kapaj rrugen Bejar - Kute rrugen Panahor - Ngracan etj. aty mallakastriotet kane kohe qe shikojne vetem pirgjet e dheut qe la pas fushata elektorale.


Kanalizimet ne lagjen Ballsh-Fshat dhe sidomos rruga qe pershkruan Qendren e Qytetit deri ne Komisariatin e Policise jane projekte lokale qe jane penguar nga aparatciket vetem e vetem se jane projekte te filluara nen interesimin e socialiteve .


Mallakastriotet pyesin kush eshte angazhimi i qeverise per te lidhur pjesen kryesore te territorit te rrethit Mallakaster me autostraden Levan - Tepelene sepse nuk do te jete e larget dita qe rruga nacionale Ballsh-Tepelene pikerisht ne segmentin Greshice do te behet e pakalueshme per shkak te rreshqitjeve qe po marrin permasa te frikshme.
Mallakastriotet jetojne ne varferi.


E vetmja pasuri qe ata kishin ishte Kombinati i Perpunimit te Naftes i cili u ndertua me mundin dhe djersen e tyre por para dy vjetesh qeveria ia dhuroi nje biznesmeni pjese te oborrit te familjes i cili u ka mbyllur dyert e punesimit mallakastrioteve madje nuk ka shlyer ndaj tyre shume prej detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e privatizimit.


E njejta situate paraqitet ne kete rreth edhe ne sektoret e arsimit te shendetesise dhe te naftes prandaj mallakastriotet sot thone jo pa deshperim se jane ngritur kembet e po i bien kokes.


Permenda shifrat e buxhetit per policet mbrojtjen dhe Mallakastren jo thjesht si ushtarak dhe deputet i Mallakastres por edhe sepse ky buxhet na jep mundesine te lexojme hisene e madhe te mashtrimit per vitin e ardhshem.


Fatkeqesisht vendi ka nje kryeminister qe pasi ka humbur per dy dekada profesionin e mjekut ka marre nje profesion te dyte ate te Nastradinit. I paafte te qeverise i paafte te kuptoje se kriza qe po vuajme ne po shnderrohet ne lak per te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›