Brukseli pret nga Greqia masa konkrete për ekonominë
"Mësuam për angazhimin e qeverisë greke në zvogëlimin e deficitit publik dhe borxhit nëpërmjet uljes së shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave", deklaroi në një komunikatë komisioneri për Çështjet ekonomike dhe monetare, Joaquin Almunia.
"Buxheti i vitit 2010, i diskutuar në parlamentin grek dhe deklarata e Papandreut janë hapa në drejtimin e duhur", shtoi ai.
"Por, presim me padurim të shohim shpjegimin, në programin e stabiliteti që pritet gjatë janarit, masa konkrete që do të forcojnë buxhetin në vitin 2010 dhe do të sigurojnë një konsolidim të shpejtë të financave publike", vazhdoi komisioneri evropian, i ngarkuar me mbikëqyrjen buxhetore në BE.
Papandreu njoftoi dje një plan për rimëkëmbjen ekonomike me objektiv qetësimin e partnerëve evropianë, por që nuk hyri në detaje dhe nuk i largoi dyshimet për përshtypjen e vërtetë që do të lënë këto masa.