Berisha urdhër për shpërblim për pensionistët
Kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar nga ministri i Finanacave, Ridvan Bode që të akordohet një fond për këtë shpërblim. "Pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë", u shpreh Berisha.
Për këtë arsye, kreu i Qeverisë zhvilloi sot një takim me ministrin e Financave, Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti.
Pas kërkesës së Kryeministrit Berisha, ata morën përsipër të shqyrtojnë të gjitha mundësitë në mënyrë që punonjësit e Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit t’u jepet një shpërblim fundviti.