Brukseli sndal reagimet kunder opozites anti-europiane
Kryetari i Grupit parlamentar te Partive Popullore ne BE Joseph Daul kerkoi dje qe opozita e Edi Rames te nderprese aksionin kunder integrimit. Ai shpreh kundershtimin per analizen qe shtyu dhenien e statusit pasi pergjegjesite per ngercin politik ne Shqiperi jane vetem te se majtes e cila kembengul tek bojkoti dhe tek politika personale
Ne konferencen e organizuar nga Partite Popullore Europiane ne Bruksel me teme integrimin e Ballkanit ne Bashkimin Europian Kryetari i Grupit Parlamentar te ketij grupimi politik me te madhit ne Europe Joseph Daul beri pergjegjese ne menyre te drejtperdrejte opoziten shqiptare per bllokimin e procesit te integrimit te Shqiperise.
Kur shoh se ne disa vende si per shembull Shqiperia opozita refuzon te beje punen e saj ne parlament duke bllokuar te gjitha ligjet mbi akte komunitare une i them lsquoStop. Sepse kjo nuk eshte serioze. Kam qene vete atje kam pare e diskutuar me grupe te ndryshme politike. Me Socialistet gjithashtu. Provuam bashke me Martin Shulc qe te ndryshonim kete gjendje por me kot. Por une nuk i humb kurre shpresat. U bej thirrje te gjitha forcave politike qe te tregojne pergjegjshmeri sepse eshte ne loje e ardhmja europiane e vendit. Nuk e kam kuptuar kurre se si nje opozite mund te bojkotoje parlamentin u shpreh kreu i PPE-ve.
Daul u tregua gjithashtu kritik edhe per raportin e Komisionit Europian per vendet e Ballkanit Perendimor duke nenkuptuar se hartuesit e tij e kane bere punen me shume nga zyrat e Brukselit sesa duke hulumtuar ne terren. Edhe ne kete rast ai nuk nguroi te vinte ne dukje se mesazhi i tij ishte i drejtperdrejte.
Ju e dini se une jam i drejtperdrejte ndaj dua tu them gjithashtu se per mendimin tim kur lexova raportin e fundit te Komisionit Europian ajo cfare ata kane shkruar nuk ka shume vlere. Sepse ata nuk kane udhetuar dhe nuk kane diskutuar shume me partite politike vecanerisht ne Shqiperi. Po e them sic e mendoj dhe ndiej. Jo pse ketu eshte kryeministri por kur gjerat nuk jane sic duhet. Une ia kam thene edhe atij deklaroi me tej kryetari i grupit parlamentar te Partise Popullore Evropian Joseph Daul.