E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozites pritet pergjigjja e fundit e kryeministrit Berisha per materialet zgjedhore



Eneida Jacaj

Oferta e fundit e Partise Socialiste per zgjedhjet e kaluara parlamentare qe do te behet publike diten e enjte do te percaktoje edhe aksionin opozitar ditet ne vijim. Opozita e Bashkuar ne nje mbledhje te radhes para dy diteve paralajmeroi pergatitjen e protestave kete jave por protestat u shtyne derisa te vije nje pergjigje e fundit nga kryeministri Sali Berisha pas publikimit te ofertes se fundit te opozites. Opozita kete jave u terhoq nga nisja e protestave edhe pas thirrjes se komisionerit europian per Zgjerimin Shtefan Fyle per bashkepunim mes PD-se dhe PS-se.
Ne oferten e re te socialisteve mesohet se do te vihet si kusht qe kutite e materialeve zgjedhore te qendrojne ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne pritje per tu marre nga komisioni hetimor per zgjedhjet. Keshtu PS-ja eshte per zbatimin pjeses se dyte te pikes 6 te nenit 178 ku flet per djegien e fleteve te votimit por me kusht qe pjesa e pare e tij pra ku flitet per materialet zgjedhore te mos zbatohet. Sipas udhezimit 1 te vitit 2006 te KQZ-se hapja e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore behet vecmas per cdo njesi zgjedhore ndersa per ndjekjen e ketij procesi krijohet komisioni per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore i cili eshte pergjegjes per organizimin e procesit per hapjen e kutive te votimit dhe perzgjedhjen e dokumentacionit. Keshtu nese palet bien dakord per hetimin e materialeve zgjedhore PS-ja me ane te nje kerkese do ti drejtohet KQZ-se per ti terhequr ato. Ndersa KQZ-se do ti duhet te zhvilloje nje mbledhje te radhes per te vendosur per fletet e votimit pasi ne mbledhjen e kaluar u vendos qe ato te ruheshin pa afat.
Fyle
Edhe komisioneri europian per Zgjerimin Shtefan Fyle dy dite me pare permes zedheneses se tij ka mirepritur propozimin e fundit te Partise Socialiste per te hetuar kutite e materialeve zgjedhore duke hequr dore nga fletet e votimit. Sipas zedheneses se komisionerit Fyle Anxhela Filote ky propozim eshte nje nisme e mire per ti dhene fund krizes politike ne vend. Ajo ka kujtuar se ishte pikerisht ngerci politik qe ndikoi ne vendimin e Komisionit Europian qe Shqiperia te mos marre kete vit statusin e vendit kandidat ne BE. Po keshtu Filote ne emer te komisionerit Fyle ka bere thirrje qe palet ne Shqiperi te bashkepunojne jo vetem per ti dhene fund krizes politike ne vend por edhe per te realizuar reformen zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e bera ne raportin e fundit paszgjedhor te OSBE/ODIHR-it.

Oferta e PS-se per transparencen e refuzuar nga maxhoranca

Objekti
Komisioni hetimor me afat 4-vjecar te hetoje

Akuzat dhe dyshimet publike te ngritura nga partite politike si dhe nga vezhguesit vendas dhe nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne fuqi.

Zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit hetimin e mundesise se votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem si dhe hetimin e rasteve te votimit familjar.

Pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve.

Verifikimin e zbatimit te ligjit ne lidhje me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo te lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile.

Shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren e kritereve te zbatuara ne caktimin e qendrave te votimit ne ambientet private.

Zbatimin e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009.

Veprimtarine e administrates se KQZ-se lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave.

Perdorimin e mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim nga puna.

17 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›