E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavaje aksidentohen per vdekje dy gra largohet drejtuesi i automjetit

KAVAJE- Nje mjet qe po ecte me shpejtesi ka perplasur 2 gra te cilat gjeten vdekjen ndersa mjeti ende i paidentifikuar eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur ne zonen e unazes se Kavajes ish Nish Tulla e vjeter dhe dy grate kane qene duke ecur ne kembe. Policia ka identifikuar viktimat te cilat sipas saj jane 64 vjecarja Hasa Xhani si dhe Valentina Larushi 41 vjece. Policia ka nisur hetimet nderkohe qe te gjitha akset rrugore jane bllokuar per te mundesuar bllokimin e mjetit te krimit. Drejtuesi i mjetit ka perfituar nga erresira per tu larguar me shpejtesi nga vendi i aksidentit dhe te dhenat paraprake thone se policia eshte duke mbledhur deshmite e momentit per te dokumentuar aksidentin e rende.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›