E Diel, 1 Nëntor 2026

Monografia e regjentit te Belgjikes nje botim surprize i Shtepise Botuese 55

17-11-2010 / Gazeta 55

Monografia e Regjentit te Belgjikes vjen per lexuesit shqiptare nepermjet punimit te shkelqyer te Gunnar Riebs. Per promovimin e vepres qe rrefen per pozicionin e veshtire te regjentit gjate Luftes se Dyte Boterore dje dje ne Tirane ka qene Princesha LEA motra e monarkut te Belgjikes Boduin II dhe ministri i Shtetit belg Jaak Gabriels

Fahri Balliu Shqiptaret gjeten strehe tek Belgjika nje monarki me bindje te forta tek demokracia

Karli Princi i kalter i Belgjikes ka mbledhur mbreme ne nje nga sallat e hotel Rognerit politikane botues shkrimtare intelektuale te te dy vendeve. Botimi me i fundit i shtepise botuese 55 sjell ne vemendje te shqiptareve jeten dhe veprimtarine e Karlit Princit te Belgjikes ketij vendi mik qe ka qene perhere nje strehe per qindra e mijera shqiptare ne cdo kohe.
Ne promovimin e botimit shqip te kesaj vepre ishin te pranishem Lartesia e saj Princesha Lea e Belgjikes ministri i shtetit belg z. Jaak Gabriels vete autori i librit z. Gunnar Riebs etj. Nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami deputetet Flamur Noka e Mesila Doda zv/ministrat Halit Shamata e Ekrem Spahia keshilltari i kryeministrit z. Petraq Milo etj.
Fjalen e pershendetjes e mbajti drejtori i Shtepise Botuese 55 publicisti Fahri Balliu. Nder te tjera ne fjalen e tij z. Balliu tha Jemi mbledhur sot ketu per te promovuar kete liber te vecante per princin e nje shteti mik si Belgjika nje mbreteri me ide te forta shteterore e kombetare me qendrime fisnike ne gjithe rrjedhat e historise. Pikerisht per te njohur dhe kembyer keto vlera Shtepia Botuese 55 mori persiper botimin e ketij libri dhe promovimin sot ne pranine tuaj dhe vecanerisht te Princeshes Lea Shkelqesise se Saj si dhe ministrit te shtetit z. Jaak Grabierls. Dhe natyrisht edhe te vete autorit Riebs. Ky liber eshte shkruar me nje cilesi te vecante eshte shkruar me sinqeritet me frymezim me ndjenje nje liber qe percon frymen e kohes. Autori ia ka dale mbane te shkruaje biografine e princit Karl dhe nuk eshte e lehte te shkruash per te. Por vetem pena e z. Riebs ia ka dale mbane te beje nje gje te tille. Edhe njehere sot shprehim falenderimet dhe mirenjohjen per Princin per Mbreterine qeverine dhe popullin e Belgjikes e cila ka qene perhere nje strehe e ngrohte per shqiptaret e cdo kohe. Shqiptaret ne kohet me te veshtira kane gjetur strehe tek ata njerez fisnike me ideale te larta njerez me vizione per te ardhmen. Gjithashtu gjate ketij promovimi le te shprehim edhe mirenjohje per Belgjiken qe pati fatin historik qe gjate kohes se drejtimit te presidences se Keshillit te Evropes te nenshkruaje liberalizimin e vizave te Shqiperise. Ju kujtoj se princi Karl eshte lidhesi i ketyre dy epokave nje figure madheshtore e ketij shteti mik si Belgjika.
Ne promovim pershendeti edhe shkelqesia e saj Princesha Lea e cila falenderoi te pranishmit per mikpritjen dhe promovimin e ketij libri te vecante si dhe percolli ndjesite personale kur shihte botimin e nje libri kaq autoritar per Princin Karl edhe ne gjuhen shqipe nje gjuhe me te cilen ishte njohur edhe me heret e per te cilen kishte nje admirim te vecante.
Ne fund pershendeti te pranishmit edhe vete autori i librit z. Gunnar Riebs. Ne jeten e njeriut ka ndjenja ka kujtime qe te mbetet gjate ne mendje. Per Shqiperine kam degjuar qe kur isha ne moshen 8-vjecare nga im ate. Atehere ai me tregonte per kete vend per regjimin e saj per izolimin diktaturen dhe une mendoja atehere se kurre nuk do te kisha rast te shkelja ne kete vend. Sot me duket nje enderr qe une jam ketu ne Shqiperi ne mesin tuaj. Jam shume i impresionuar qe gjendem ketu aq me teper per te promovuar me ju botimin e librit tim ne shqip. Dua te shpreh edhe nje here falenderimet e mia per te gjithe per kete vend te mrekullueshem per mikpritjen shqiptare. Falenderoj botuesin z. Fahri Balliu perkthyesin z. Kostaq Xoxa dhe ju te gjithe per kete atmosfere te mrekullueshme qe do te mbetet per mua e paharruar.
Pas perfundimit te ceremonise se promovimit per Lartesine e saj Princeshen Lea te Belgjikes ministrin e shtetit te Belgjikes Jaak Gabriels dhe autorin e monografise se Princit Karl Gunnar Riebs ministri Brendshem Lulzim Basha shtroi nje darke.

Gjate 5 viteve Shqiperia mundi te shkeputej perfundimisht nga metastazat e regjimit komunist

Nga Z. Jaak Gabriels
Minister i Shtetit i Mbretesise se Belgjikes

Jam thellesisht i lumtur qe gjendem ketu ne Tirane per te prezantuar botimin ne shqip te librit per Princin Karl te Belgjikes shkruar nga miku im Gunnar Riebs.
Falenderoj vecanerisht Shkelqesine e Saj Princeshen Lea per pranine. Jam i kenaqur dhe i nderuar te gjendem ne mesin tuaj ne kete dite qe padyshim do te mbetet per mua e paharruar ketu ne mes miqve shqiptare si dhe ne pranine e vecante te z. Gunnar Riebs.
Familja Mbreterore Belge ka qene dhe do te mbetet perhere nje vije lidhese mes te dy popujve te vendeve tona.
Keshtu ka qene gjithmone per Mbreterine e Belgjikes dhe tani ne kete moment kur vendi yne po perpiqet te gjeje nje ekuiliber te ri.
Njeheresh falenderoj autoritetet shqiptare per pritjen e ngrohte qe na bene ne kete vend te bukur gjate qendrimit tone keto dite si dhe vecanerisht botuesin e z. Gunar Ribes z. Fahri Balliu si dhe zotin Sulejman Gjana qe bene gjithcka per te realizuar kete projekt si dhe per te pritur delegacionin tone me ne krye shkelqesine e saj Princeshen Lea te Belgjikes.
Dua te falenderoj gjithashtu edhe ministrin e Brendshem zotin Lulzim Basha i cili beri cmos per mundesimin e kesaj vizite.
Belgjika dhe Shqiperia kane pasur gjithmone marredhenie te shkelqyera.
Familja Mbreterore Belge ka pritur disa here Mbretin Leka dhe shqiptare te tjere ne Keshtjellen Laeken dhe Mbreti Leka ka pasur marredhenie shume te mira me bashkeshortin e madherise se saj Princeshes Lea Princin Aleksander qe u nda nga ne nje vit me pare dhe qe sot e sjellim si nje kujtim mjaft prekes.
Belget dhe shqiptaret kane pasur gjithmone marredhenie miqesie dhe respekti te perbashket. Belgjika priti pas Luftes se Dyte Boterore nje komunitet te madh shqiptaresh azilante politike te cilet i iken persekutimit komunist te regjimit diktatorial. Qeveria shqiptare gjithmone ka mbeshtetur perpjekjet e shqiptareve per te shkaterruar diktaturen komuniste per demokratizimin e vendit dhe qe vendi te futej ne familjen evropiane.
Shqiperia ka ndryshuar shume qe prej renies se regjimit komunist dhe mbi te gjitha ka ndryshuar shume gjate ketyre pese viteve te fundit. Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s. Reformat e ndermarra japin cdo dite rezultate te dukshme per shqiptaret dhe miqte e tyre evropiane. Shqiperia ka fituar tashme nje lehtesimin te regjimit te vizave te zones Shengen dhe shqiptaret mund te qarkullojne lirshem ne Evrope.
Shqiperia ka vene njeheresh edhe kandidaturen e saj per te aderuar ne Bashkimin Evropian. Belgjika drejton sot Komisionin Evropian dhe do te jete nje gezim i vecante pasi gjate kesaj kohe presidences belge do te hyje ne fuqi heqja e regjimit te vizave per shqiptaret.
Te gjitha familjet mbreterore gjithmone e kudo ne bote kane punuar per popullin e tyre per kombin e tyre.
Gunnar Riebs na ka treguar ne librin e tij se Princi Karl ka bere te njejten gje. Liria e tij e veprimit ishte e rralle dhe shpeshhere kontributi i tij ka mbetur i panjohur.
Jam i bindur se Familja mbreterore shqiptare gjithashtu ka dhene dhe do te vijoje te jape nje kontribut te vecante per Shqiperine dhe shqiptaret.
Per te perfunduar dua te falenderoj dhe uroj z. Gunnar Riebs - qe eshte miku im prej shume vitesh - qe punon per mese nje cerek shekulli ne nisma ne dobi te shoqerise.
Gunnar Riebs e ka nisur karrieren e tij ne vitin 1983 si profesor ne kolegjin Shen Jozefi ne qytetin e tij te lindjes ne Aarschot per tu bere nje vit me vone drejtor i Qendres Kardinal Kardij. Ai ka pasur edhe funksione te tjera. Ka botuar vellime me poema dhe disa libra si ate per kompozitorin Jan de Middeleer apo ate per Papa Gjonin XXIII. Eshte dekoruar - dhe une kam pasur rastin tlsquoi dorezoj ne emer te Shenjterise se Tij Mbretit te Belgjikes - medaljen e Oficerit te Urdhrit te Kurores Mbterore ne Belgjike.
Ju faleminderit per gjithcka z. Riebs.
Gjithashtu ne fund smund te mbetem pa falenderuar te gjitha autoritetet shqiptare per pranine dhe te pranishmit per vemendjen e kushtuar

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›