Brukseli zgjat mandatin e EULEX-it
Bashkimi Evropian ka vendosur sot që ta zgjasë mandatin e misionit të tij në Kosovë, EULEX, deri në qershor të vitit 2012.
Ky vendim u mor, derisa në Bruksel qëndruan përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith dhe shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon.
Ata u paraqitën para ambasadorëve në Këshillin për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian, me ç’rast folën për situatën aktuale në Kosovë dhe për masat që po i ndërmerr EULEX-i, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë aspekt, ata kanë theksuar se udhëheqëse e kësaj lufte, megjithatë, duhet të jenë autoritetet e Kosovës dhe kanë lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për “sjellje konstruktive”.
Duke folur para gazetarëve, Pieter Feith, tha se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të njohjeve të Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.