E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli zyrtar mbeshtet mbylljen e procesit ne sesionin e tetorit

25-09-2010 / Gazeta 55

Tanja Fajon Ne nentor do te jepet miratimi per integrimin e Shqiperise ne Schengen


Bashkimi Evropian ka gati draftin e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare brenda vitit 2010-te duke e afruar ndjeshem vendin tone drejt integrimit te plote ne strukturat evropiane. Kete e ka pohuar dje nga Brukseli eurodeputetja dhe raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Evropian Tanja Fajon. Sipas saj tashme Parlamenti Evropian dhe vendet anetare tash jane te gatshme ta perfundojne kufizimin me viza pas rekomandimeve nga Komisioni Evropian ne muajin maj te ketij viti. Nuk ma ka nevoje me per shtyrje te metejshme u shpreh Fajon e cila edhe mbikeqyr ceshtjen e vizave ne Parlamentin Evropian. Sipas saj grupet kryesore politike ne PE pritet qe ta mbeshtesin heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen ne sesionin e tetorit. Komisioni Evropian po punon per ti bindur vendet qe ende hezitojne ta mbeshtesin heqjen e regjimit te vizave per keto dy vende. Pres qe ne nentor do ta kemi nje marreveshje per kete ceshtje u shpreh me tej eurodeputetja Fajon.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›