Kreu i Financave Bode i ben apel biznesit te pranojne kasat dhe te neutralizojne tendencen e Rames per te larguar vizat

Garancia e ministrit Kostoja e kasave do te zbritet nga taksat qe paguajne bizneset
Ministri i Financave Ridvan Bode i eshte drejtuar me nje thirrje publike te gjithe tregtareve ne vend qe te pranojne vendosjen e kasave fiskale nje domosdoshmeri kjo ne kuader te proceseve te integrimit evropian te Shqiperise. Sipas kreut te Financave procesi i vendosjes se kasave eshte nje proces i cili do te vijojne te implementohet ne perputhje te plote me ligjin dhe aktet ligjore perkatese.
Deshiroj qe permes kesaj deklarate publike te sqaroj edhe nje here komunitetin e biznesit rreth procesit te vendosjes se pajisjeve fiskale si nje proces jetik si nje moment thelbesor ne reformat integruese perafruese qe ka marre vendi ne kuader te liberalizimit te vizave dhe kandidimit per anetaresim ne BE si nje prej hallkave me te rendesishme per te luftuar me efikasitet korrupsionin administrativ dhe evazionin fiskal. Procesi i vendosjes se kasave eshte nje proces i cili do te vijoje ne perputhje me ligjin dhe aktet ligjore per tu pajisur sipas afateve kalendarike te miratuar te gjitha kategorite e bizneseve- u shpreh Bode.
Duke iu referuar tendencave te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama i cili duke shfrytezuar situaten dhe mungesen e informacionit te tregtareve per instalimin e kasave ngriti tubime neper kryeqytet kunder vendimit te qeverise.
Sipas ministrit Bode Edi Rama perpiqet te bllokoje procesin e vendosjes se kasave per te formalizuar evazionin fiskal si dhe per te larguar integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave.
Ky proces eshte vendosur ne epiqender per ta bllokuar per ta denigruar nga 20 i bashkise se Tiranes kryetari i PS-se dhe tellallet e tij qe cdo dite bejne thirrje per te bllokuar kete reforme thelbesore per ekonomine dhe standardet e qeverisjes se vendit. Pasi deshtuan ne gjithe perpjekjet e tyre duke akuzuar procesin e pajisjes me pasaporte biometrike si kusht thelbesor i liberalizimit te vizave pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre per te destabilizuar ekonomine e vendit sistemin bankar fillimisht dhe pastaj per te futur ne kolaps ekonomine tashme u ka mbetur beteja e fundit per te mbajtur ne kembe dhe ushqyer praktika korruptive te cilat e largojne vendin nga integrimi dhe liberalizimi i vizave- tha Bode.
Me tej ministri i Financave theksoi gjithashtu se procesi i pajisjes me kasa i biznesit ka qene plotesisht transparent. Lidhur me kete fakt Bode tha se permes nje konkurrimi te hapur ku ishin ftuar te gjitha kompanite ne kishim percaktuar si objektiv qe te pakten te kishim 6 kompani qe te operonin ne treg per te mos krijuar pozita monopol. Dhe ne fakt u mundesua kontraktimi i vetem pese kompanive. Pas nje rishikimi te te gjithe procesit dhe testimit te te gjithe aparaturave kasave jane tre kompani qe sot funksionojne ne treg dhe qeveria ne sherbim te liberalizimit te metejshem te tregut dhe transparence te procesit ka hequr cdo licence dhe e ka bere ate nje proces te hapur per te gjithe- tha ministri Ridvan Bode.
Bode kujtoi edhe njehere se shpenzimet qe do pesojne bizneset per instalimin e instrumentit te ri do jete i zbritshem me taksat.
Nga ana e Ministrise se Financave nga ana e qeverise eshte deklaruar se kostoja e kasave do te jete pjese e pagimit permes taksave. Biznesi i madh e ka tashme si proces pasi 20 e vleres i rimbursohet ne menyre te menjehershme dhe po ashtu pjesa tjeter do te njihet si shpenzim i zbritshem brenda vitit ushtrimor kur zbatohet kasa. Ne te njejten menyre do te veprohet edhe me biznesin e vogel duke i kerkuar qe kostoja e kasave te perballohet permes taksave- deklaroi ministri.
Pas kundershtive te shprehura nga tregtaret per pajisjen me kasa ishte vete kryeministri Sali Berisha i cili deklaroi ne mbledhjen e fundit te qeverise do te zbritet kostoja nga taksat qe paguajne bizneset. Pikerisht cekja e kesaj skeme ka qetesuar tregtaret te cilet fillimisht atakuan procesin per shkak te cmimit te larte te tyre.
Afati i fundit i pajisjes se bizneseve te vogla me kasa fiskale ishte fundi i qershorit te ketij viti. Por pas takimit qe nje perfaqesi e ketyre bizneseve zhvilloi me ministrin e financave afati u shty per ne 1 janar 2011.