E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Kembrixhit, Topi i jep "Medaljen e mirënjohjes" "Cats college"

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot “CATS College” të Kembrixhit me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë me kulturën britanike e evropiane”.

Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Topi dorëzoi "Medaljen e Mirënjohjes" në një ceremoni të zhvilluar sot paradite në Universitetin e Kembrixhit, në praninë e drejtuesve më të lartë dhe trupës pedagogjike të këtij institucioni të rëndësishëm akademik të Mbretërisë së Bashkuar e njëkohësisht nga më të shquarit në botë.

Në këtë ceremoni dhe gjatë takimit që pasoi mes delegacionit zyrtar shqiptar dhe drejtuesve të “CATS College” u theksua rëndësia e arsimit të lartë, roli parësor i universitetit në formimin e gjithanshëm të brezit të ri, si dhe u nënvizua rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre prestigjioze britanike.

Presidenti Topi vlerësoi lart rezultatet e shkëlqyera të arritura nga studentët shqiptarë, të cilët i inkurajoi të japin kontributin e tyre në ndërtimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›