E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruno Marsi shqiptar

Suksesin e tij e kishte nisur në ‘Voice of Albania’ vitin e kaluar madje, kishte arritë edhe të kualifikohet për në gjysmë finale. Ylli Limani, shumë shpejtë arriti që më zërin e tij të ëmbël të bëhet njëri nga më të preferuarit e publikut.

Pas përfundimit të ‘The Voice’ Ylli nuk vonoi e solli singëllin e tij të parë, ‘Lartë mbi Yje’ këngë kjo që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku e në veçanti nga fansat e tij.

Së fundmi, Ylli i është bashkuar trendit të artistëve të rinj të cilët këndojnë këngët e artistëve të mëdhenj botërore duke i publikuar më pas në Youtube dhe rrjete sociale.

Së fundmi, ai ka sjellë versionin e tij origjinal të hitit ‘When I Was Your Man’ të këngëtarit të famshëm Bruno Mars. Paraprakisht, Ylli ka sjellë edhe versionet origjinale të ‘Breathing’, ‘As Long As You Love Me’ e hite të tjera botërore.

Duke marrë parasysh që kjo metodë i ka sjellë famë botërore shumë artistëve nga e mbarë bota, shpresojmë që e njëjta t’i ndodh edhe Yllit në mënyrë që talentin e tij ta shtrijë edhe jashtë kufijve shqiptarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›