E Diel, 1 Nëntor 2026

Brus: Cana ishte edhe me pare kapiten, e pabesueshme qe zgjodhi Sanderlendin

Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus thekson se gjate ketij edicioni, Lorik Cana eshte lojtari i "goditur" i merkatos. Kosovari i ka dhene "frymemarrje" lojes se ekipit te tij, ne ndeshjet e deritanishme. Trajneri thote se eshte bere nje tifoz i madh i futbollistit te kombetares sone, gjate ndeshjes se sezonit te kaluar te Liges se Kampioneve, mes Liverpulit dhe Marsejes. Trajneri Brus nuk e kishte menduar se nje dite Lorik Cana, do t'i bashkohej skuadres se tij ne Premier Lige. Pas paraqitjeve te para, Brus ka mbetur i befasuar me lojen dhe rezultatet e skuadres se tij dhe rolit te mesfushorit shqiptar. - "Nuk e kisha menduar se do ta kisha ne skuader nje dite, pasi ai ishte kapiteni i Olimpikut te Marsejes. Ne vere ekipi i Olimpikut ndryshoi trajnerin, qe solli lojtare te tjere dhe e lejoi Lorikun qe te largohej nga ekipi". Brus beson se pergatitja fizike qe duhet ne kampionatin anglez, i shkon per shtat cilesive te futbollistit kuqezi, Lorik Cana. - "Ai eshte lojtari i duhur per te luajtur me ekipin tone". Me tej trajneri i Sanderlendit flet edhe per popullaritetin e shpejte qe ka fituar Lorik Cana, gjate ketyre viteve. "Njerezit me pyesin se pse e bera ate kapiten, por duhet te shohim se si e drejton ai ekipin ne fushe, per te kuptuar arsyen e zgjedhjes se tij. Ai eshte nje djale inteligjent, i pashem dhe ka shume tifoze, vecanerisht femrat e pelqejne shume". Cana pas s'kualifikimit pritet te kthehet kete jave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›