Besa-Dinamo, sulmi me i forte perballe mbrojtjes me te mire
Aranit Muraci
Dinamo do ta shohe veten ne kuoten e 26 pikeve, ne rast se fiton ndeshjes e sotme me Besen e Kavajes dhe kampionati, nje jave para perfundimit te fazes se pare, do te kete nje skuader qe qendron mbi te tjerat ne rruge drejt titulli kampion. Dinamo ka shenuar me shume gola se cdo skuader tjeter ne nente jave, kurse Besa nuk peson asnje gol ne shtepi. Fitorja e Dinamos do t'i shkepuse kryeqytetasit tete pike nga vendi i dyte, diference qe per blute do te thote nje hap i madh drejt objektivit final, titullit kampion. Nga ana tjeter nje barazim do te jete ne favor te Tiranes, qe do te afrohet me kryesueset, kurse fitorja e Beses do te afroje kete te fundit, serish me afer kreut te klasifikimit. - "Do te jete nje ndeshje e veshtire sepse perballe kemi Besen e Kavajes, rivale per titull, por qe luan edhe ne fushen e saj" - theksoi para sfides kryesore te kampionatit, Elis Bakaj, mesfushori dinamovit. Lojtari i ekipin tone kombetar, Bakaj thekson se grupi dinamovit ka nje synim te qarte dhe kjo ndeshje mund te shihet si percaktuese per objektivin final. - "Dinamo synon fitore ne cdo ndeshje per te permbushur objektivin, qe eshte fitimi i titullit kampion," - thekson Bakaj. - "Perballe do te kemi Besen dhe ne rast fitoreje, mendoj se rruga drejt titullit kampion do te jete me e lehte. Ndaj Beses fitorja ka vlera me te medha, pasi sic ndodhi edhe me Tiranen pak jave me pare, do te shkeputemi nga nje rivale." Besa e Kavajes njeh vetem nje humbje deri tani dhe nuk peson gol ne Kavaje. Mbrojtja kavajase eshte me e mire e 9 javeve te para te kampionatit, sikurse Dinamo nuk njeh asnje humbje dhe ka sulmin me te mire. Portieri i Beses ka qene me i suksesshmi, por fakti qe nuk e ka nxjerre topin asnjehera nga rrjeta, ne Kavaje, nuk do te thote per dinamovitet, qe te pajtohen me nje barazim. Dinamo, pervec fitores qe kerkon te arrije ndaj te besuarve te Shpetim Duros, pretendon qe te thyeje, nepermjet sulmit me te mire mbrojtjen kavajase. - "Kjo eshte nje arsye me shume se fitorja shihet e veshtire. Por do te kete disa tregues te tjere, pervec diferences qe do te krijojme, per te ecur te sigurt drejt objektivit," - perfundon Bakaj. Igli Allmuca eshte ne dileme per te luajtur ne kete ndeshje, por trajneri Shkelqim Muca, thote se grupi tjeter i lojtareve eshte ne gjendje optimale.