E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bryant, më i madhi te Lakers

Kobe Bryant (44 pikë) e kaloi Jerry Westin, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve tek Lakers, por Rudy Gay dhe Memphis Grizzlies e prishën paksa festën e Los Angeles.

Pas tri humbjesh radhazi, fitores iu rikthye Boston. Serinë pozitive e vazhdoi Utah, që nuk i dha shkas Dallasit. Me kokën lart doli edhe Phoenix në New Orleans (pa Chris Paul) e Milwaukee në Miami.

Denver (pa Anthonyn) vuajti, por triumfoi në shtëpi kundër Sacramentos, derisa Portland e tronditi Charlotten.

Memphis-LA Lakers 95-93
Memphis: Gay 25
L.A. Lakers: Bryant 44

Washington-Boston 88-99
Washington: Butler 20
Boston: Garnett 19

Miami-Milwaukee 81-97
Miami: Wade 23
Milwaukee: Bogut 22

New Orleans-Phoenix 100-109
New Orleans: Thornton 25
Phoenix: Stoudemire 25

Denver-Sacramento 112-109
Denver: Martin 24
Sacramento: Hawes 23

Utah-Dallas 104-92
Utah: Millsap 25
Dallas: Nowitzki 28

Portland-Charlotte 98-79
Portland: Aldridge 17
Charlotte: Jackson 23

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›