E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat Olimpike Dimërore, Presidenti i dorëzon flamurin delegacionit

Presidenti i Republikës Bamir Topi në një ceremoni zhvilluar në Presidencë i ka dorëzuar flamurin skiatorit Erjon Tola, i cili do na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore në Kanada .
Kreu i shtetit në fjalën e tij tha se pjesëmarrja në lojrat olimpike është një moment emocionant për të gjithë. "Do donim që pjesëmarrja është më e gjerë, por e rëndësishme është që Shqipëria merr pjesë",u shpreh Presidenti.
Topi i bëri apel politikës që të mos jetë vetëm në funksion të debatit politik duke kërkuar mbështetje për sportin.
Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen në Vankuver të Kandasë në datat 12-25 Shkurt 2010. Shqipëria e cila merr pjesë për herë të dytë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore do të përfaqësohet në "Vancouver 2010" me skiatorin Erjon Tola. Përfaqësimi i parë Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore ka qënë në "Torino 2006" ku sportisti Erjon Tola fitoi kualifikimin për pjesëmarrje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›