E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fadil Feratit varroset sot

Ka arritur në Kosovë kufoma e Fadil Feratit, nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Burimit, i cili ndërroi jetë të shtunën në mëngjes në Klinikën shtetërore të Offenbachut, afër Frankfurtit në Gjermani.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, trupi është pritur nga nënkryetarët dhe kryesia e LDK-së.

Sot gjatë ditës, në Istog do të bëhen homazhe para arkivolit të të ndjerit dhe do të mbahet një akademi komemorative. Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin Gurragoc.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›