E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Ruby- Berluskoni, vjen “Pizza Ruby

Pizza Ruby

Palermo, – Ruby, minorenia marokene që është përfshirë në skandalin “Bunga-Bunga” me protagonist kryeministrin e Italisë Silvio Berluskoni ka frymëzuar një  kuzhinier në Palermo për të shpikur picën  e tij të quajtur “Ruby”.

Ideja ka qenë e Ron Garofalo, kuzhinier dhe pronar i një restoranti të njohur në Palermo: një picë me bazë djathi dhe dy topa mocarela të mëdha të vendosura në qendër.

Kjo është “Pizza Ruby”, frymëzuar nga ngjarjet e fundit gjyqësore të kryeministrit dhe 18-vjeçares marokene Karima.

Garofalo, i njohur tashmë si kuzhinieri “Best in Sicily 2009”, thotë se ideja është pëlqyer nga klientët e tij:  “Lindi nga një shaka mes miqsh, – ka thënë ai – por pica është duke pasur një sukses të madh. Dhe është nga picat më të porositura nga klientët”.

a.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›