“Bubu, Lolo & Kiko” – Personazhet e dashur për fëmijë ndezën të qeshurat në Teatrin e Korçës

Teatri “A.Z. Çajupi” në Korçë u mbush me të qeshura mbrëmjen e shfaqjes humoristike “Bubu, Lolo & Kiko”, ku vogëlushët korçarë përjetuan një natë plot humor, energji dhe situata komike. Treshja e veshur si klounë solli në skenë skeçe aktuale dhe dialogë plot ironi, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese.
Salla ishte e mbushur plot, ndërsa duartrokitjet dhe reagimet spontane të spektatorëve të vegjël dëshmuan edhe një herë dashurinë për artin.
Atmosfera në teatër u ndez edhe nga perfomanca e kërcimtarëve të vegjël.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/