E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buchnik Te liberalizohet sherbimi 3G

Drejtori ekzekutiv i celularit PLUS Me shume licenca me shume cilesi dhe kosto te ulet

Kompania me e re celulare ne tregun tone e konsideron te rendesishem faktin e liberalizimit te sherbimit celular 3G si mjeti i duhur per te zhvilluar teknologjine e komunikimit. Si reagim ndaj vendimit te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP drejtori ekzekutiv i PLUS Communication Moni Buchnik tregon avantazhet qe mund ti ofronte tregut dhe konsumatoreve ne rast se qeveria merr vendimin per liberalizimin e sherbimit 3G gjenerate e re komunikimi si internet dhe video-call telefonata me pamje video.

Buchnik deklaron se liberalizimi me cdo kusht i sherbimit 3G eshte e vetmja zgjidhje per krijimin e nje tregu konkurrues ku konsumatoreve u ofrohen mundesi zgjedhjeje.

lsquoPLUS Communication Sh.A. ka ndjekur me vemendje procedurat e tenderit per dhenien e Autorizimit Individual per sherbimin 3G ne Shqiperi. Si PLUS ne mbeshtesim plotesisht iniciativen e qeverise per fillimin e procesit te ofrimit te sherbimit 3G ne Shqiperi por sic jemi shprehur edhe me pare ka vetem nje menyre per tu ofruar konsumatoreve shqiptare sherbime dhe cmime te perballueshme thote Buchnik duke shtuar se forma me e duhur eshte dhenia e licencave 3G te gjithe operatoreve te telefonise celulare qe operojne ne treg.

Me tej drejtori ekzekutiv i PLUS analizon efektet qe do te jepte ne treg dhe te konsumatori liberalizimi i sherbimit 3G. Qe ne fillim ai permend faktin e krijimit te nje tregu konkurrent ne dobi te konsumatoreve si per cilesi sherbimi ashtu edhe per nivel cmimesh.

Plotesimi i objektivave te qeverise per nje rritje te aksesit te konsumatoreve ne sherbimet me bande te gjere brenda nje kohe te shkurter dhe perputhja e standardin europian per licencimin e shumefishte te operatoreve dhe aksesin ne treg jane dy avantazhet dhe te mirat qe sjell liberalizimi i sherbimit te permendura nga shefi i PLUS.

Teknologjia 3G sjell nje ndryshim te madh ne ofrimin e sherbimeve te internetit me bande te gjere dhe favorizon perdorimin e zgjeruar te internetit. Per Buchnik liberalizimi i sherbimit 3G do te plotesonte ne menyre me te zgjeruar nevojat ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte do te diversifikonte gamen e produkteve si dhe do te sillte investime me te shumta dhe me te shpejta ne vend.

Per keto arsye PLUS i kerkon qeverise liberalizimin sa me te shpejte dhe me cdo kusht te sherbimit 3G pa barriera hyrese. Ne mendojme se liberalizimi i sherbimit 3G do ti sherbente perhapjes me te shpejte te sherbimit 3G ne mbare vendin do te shmangte situaten monopol duke rritur konkurrencen. Keto elemente do te sillnin sherbime dhe cmime me te mira te shpejta dhe konkurruese per qytetaret deklaron drejtori ekzekutiv.

PLUS duke qene operatori celular me i ri ne treg ka tashme gati rrjetin e mbulimit sistemin e tarifimit si dhe te gjitha platformat te konfiguruara per te ofruar ne te ardhmen sherbimet 3G per klientet e tij.

Ashtu si PLUS mendonin edhe tri kompanite e tjera para se te zhvillohej tenderi sipas te cilave do te ishte me mire nese qeveria u jep te katertave nga nje licence kundrejt nje cmimi sesa sherbimi 3G te ishte ne doren e njeres shoqeri. Keto qendrime detyruan AKEP te shtynte tenderin per nje afat te pacaktuar kur me pas u vendos data 8 nentor. Ne tender moren pjese dy kompani te cilat me pare ishin shprehur kunder. Tashme pritet finalizimi i kontrates me nje shoqeri te vetme e cila do ofroje sherbimin 3G.

Lidhur me pretendimet drejtuesi i AKEP Pirro Xhixho deklaroi per Shqip se nuk ka asnje situate monopol dhe se licencat e tjera do te jepen me kalimin e kohes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›