E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shba, Departamenti i Drejtësisë hetime mbi abuzimet e CIA-s

Prokurori I Përgjithshëm I Shteteve të Bashkuara Eric Holder emëroi një prokuror të posaçëm për të shqyrtuar rastet rastet e abuzimit të të burgosurve të CIA-s , një masë që mund të shpërqëndrojë presidentin Barack Obama nga nxitja e tij për të reformuar sistemin shëndetësor.
Vendimi I Holder, I cili premton "dhimbje koke" politike për Obamën, vjen pasi Departamenti Mbikëqyrës I Etikës së Drejtësisë rekomandoi konsiderimin e ndjekjeve penale të punonjësve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës apo të kontraktuesve për metoda të ashpra gjatë marrjes në pyetje të të ndaluarave në Irak dhe Afganistan që shkojnë përtej kufijve të miratuar.
Ai zgjodhi prokurorin me karrierë federale John Durham për të drejtuar hetimet, duke shtuar në provat e tij shkatërrimin e videokasetave të CIA-së që shfaqin seanca të ashpra pyetësore ndaj të dyshuarve për terrorizëm.
Pasi Holder mori vendimin e tij, të dhëna të reja u shfaqën në lidhje me forcimin e teknikave të marrjes në pyetje të përdorura pas sulmeve të 11 shtatorit në Shba nën presidencën e atëhershme të George W. Bush, por të trajtuara më pas dhe nga Barack Obama kur ai mori detyrën.
Departamenti I Drejtësisë publikoi pjesë të raportit të përgjithshëm të kontrolluar të CIA-s I vitit 2004 kundër terrorizmit, paraburgimit dhe aktiviteteve të marrjes në pyetje.
Në një seksion të raportit përshkruhet përdorimi I forcës dhe I një arme për të kërcënuar të burgosurin Abd al-Rahim al-Nashiri, një metode e cila shkel statutin e torturave federale për shkak se e kërcënon të burgosurin me vdekje të pashmangshme.
Al-Nashiri është një nga të dyshuarit për shpërthimet në "USS Cole".
Shumë nga këto raste abuzuese dolën në pah pasi u publikuan fotografi të ushtarëve amerikanë duke u shfaqur me të burgosur të vrarë apo duke i poshtëruar ata në burrgun iraken "Abu Ghraib".
Në një tjetër rast që lidhet me të dyshuarin si organizatori kryesor I sulmeve të 11 shtatorit Khalid Sheikh Mohammed, gjatë marrjes në pyetje agjentët kanë kërcënuar Mohammed me vrasjen e fëmijëve të tij nëse do të ketë sulme të tjera në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Bush duke përfshirë edhe zëvendëspresidentin Dick Cheney kanë mohuar se janë përdorur torturat dhe kanë mbrojtur praktikat e tyre të marrjes në pyetje si të ligjshme.
Shtëpia e Bardhë përsëritë përmes një deklarate se Obama dëshiron "të shikojë përpara dhe jo mbrapa" por deklaroi se "vendimet e fundit në lidhje me faktin nëse dikush thyen ligjin janë ndërmarrë në mënyrë të pavarur nga prokurori I përgjithshëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›