E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ "Discovery", shtyhet për 24 orë nisja

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, shtyu sot lëshimin e anijes kozmike "Discovery" drejt hapësirës, si pasojë e kushteve të këqia atmosferike në bazën për lëshime hapësinore në Florida.
Mundësia më e afërt për lëshimin e anijes kozmike do të jetë ora 05:10 GMT e ditës së nesërme.
Anija kozmike "Discovery" dhe ekuipazhi i saj prej shtatë anëtarësh po përgatiten për një mision 13-ditor për furnizimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar me ushqime, pjesë këmbimi, mjete laboratorike dhe kavie laboratori për ekperimente të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›