SHBA/ Obama do të riemërojë Bernanke në krye të Rezervës Federale
Presidenti amerikan Barak Obama do të riemërojë Ben Bernanke për një mandatë të dytë si drejtori i Rezervës Federale (Banka qendrore e SHBA-së), duke i besuar atij ekonominë më të madhe të botës për ta nxjerrë nga recesioni më i rëndë që prej Depresionit të Madh. Obama do t'i ndërpresë pushimet e tij në ishullin Martha Vineyard në Massachusetts në orën 9 am (13:00 GTM) për të deklaruar riemërimin së bashku me Bernanke, deklaroi një zyrtar i lartë i SHBA-së.
"Bernanke e përballi me qetësi dhe zgjuarsi sistemin financiar që arriti në buzë të kolapsit, me vendime guximtare dhe duke punuar i pandikuar nga situata, çka na ndihmoi ta vëmë nën kontroll ekonominë tonë", do të deklarojë Obama.
Bernanke, emërimi i të cilit për një mandat të ri katër vjeçar duhet të konfirmohet nga senati, i ka çuar normat e interesave pranë zeros dhe i furnizoi tregjet financiare me qindra miliarda dollarë për t'i dhënë fund krizës së kredive dhe për të parandaluar rikthimin e recesionit.
Obama është mbështetur plotësisht te Bernanke, një ish profesor i Universitetit Princeton, i cili duhet ta rimëkëmbë plotësisht ekonominë në një kohë kur papunësia dhe falimentimi i bankave mbeten një problem shqetësues.